LAJMI I FUNDIT:

Lushtaku del sot para gjykatës  

Lushtaku del sot para gjykatës  

Kryetari aktual i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku do të dalë sot para gjykatës.

Këtë të hënë do të mbahet seanca e shqyrtimit të parë, mbi rastin: arratisje dhe krim të organizuar si dhe ndikim mbi dëshmitarë, njofton Klan Kosova.

Kjo aktakuzë është ngritur në nëntorin e vitit 2016. Ajo lidhet me arratisjen e Lushtakut nga QKUK derisa ishte duke u trajtuar aty, në kohën sa ka qenë i burgosur.