Pasi ka thënë se Serbia dhe serbët duhet ta dinë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe se nuk do të jetë pushtet i tretë në Kosovë, Ulrike Lunaçek mbrëmë në Vjenë ka folur edhe për pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian në Vjenë në takimin e “Miqve të Kosovës” ka thënë se nga këto pesë vende, njohja më e vështirë për Kosovën do të jetë nga Spanja.
“Fakti që pesë shtete nuk e kanë njohur Kosovën është diçka që më nervozon mua dhe atë që është absurd. Kur flas me spanjollët, ata më thonë se janë të shqetësuar se mënyra në të cilën Kosova u nda nga Serbia mund të ketë efekt mbi Kataloninë. Megjithatë, asnjë qeveri demokratike që nga Franko në Spanjë nuk u ka bërë katalonasve atë çfarë Sllobodan Millosheviqit u ka bërë shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë Lunaçek, transmeton lajmi.net.
Spanjollët ishin, sipas saj, ata që ishin marrë për muaj të tërë me çdo detaj të tekstit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit edhe pse në BE ka më shumë probleme se një mosmarrëveshje në lidhje me atë nëse në tekst shkruan shteti apo kombi, dhe të ngjashme.
Kur jemi te katër vendet e tjera, veçanërisht Sllovakisë dhe Greqisë, Lunaçek ka thënë se ato kanë “një pozitë interesante” sepse ato kanë ambasada në Prishtinë, lëshojnë vizave Shengen në pasaportat kosovare dhe gjithashtu kanë shkëmbim të deputetëve dhe ministrave.
Ajo vuri në dukje se 111 shtetet anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën dhe se anëtarësimi kërkon rekomandimin e Këshillit të Sigurimit, që është i vështirë për shkak të Kinës dhe Rusisë.
“Kishte përpjekje që të hyhet përmes UNESCO-s. Unë mendoj se shumë kosovarë besuan tepër se ata që e kanë njohur pavarësinë do të votojnë për pranim, e që nuk do të lëshon pe para presionit diplomatik. Por Serbia e ka një shërbim shumë të fortë diplomatik. Në qoftë se ndërmerret një përpjekje e re, për shembull për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duhet të planifikohet mirë”, tha Lunaçek.
Kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave, ajo përkujtoi se Kosova ka përmbushur 95 nga 97 kushtet, duke përfshirë edhe kërkesat për më shumë dënime për korrupsion dhe krim të organizuar si dhe marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit – si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes
Regjim i veçantë i komunikacionit në Shkup
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City