LAJMI I FUNDIT:

Lumir Abdixhiku shpall fitoren e LDK-së në Prishtinë dhe 5 komuna tjera

Lumir Abdixhiku shpall fitoren e LDK-së në Prishtinë dhe 5 komuna tjera

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka shpallur fitoren e LDK-së në komunën e Prishtinës.

Abdixhiku në një konferencë për media ka shpallur kryetar të ri të kryeqytetit Përparim Ramën.


“Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës” i është drejtuar Abdixhiku masës së entuziazmuar, përcjell Telegrafi.

Më lejoni të shpall fitoren edhe në Istog, Fushë Kosovë, Viti, Junik dhe Dragash derisa thotë se po presin numërimin e votave edhe në komunat tjera.

“Në bazë të të dhënave të konfirmuara tashmë të vëzhguesve tanë, LDK është fituese e kryeqytetit. Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës. Më lejoni t’i shpall edhe fitoret në Istog, Viti, Junik e Dragash. Pra, Istog, Fushë-Kosovë, Viti Junik e Dragash dhe po presim numërimin e votave në komunat e tjera. Në Prishtinë do të kujdestarojmë me plot kujdes e përgjegjësi. Është një arritje e jashtëzakonshme për LDK-në, por mbi të gjitha për vet kryeqytetit. Përparimi me ekipin e tij, do të shërbejë si një kryetar që e kemi pritur kaherë, kryetar për të gjithë qytetarët”, tha ai.

“Në Prishtinë do të kujdestarojmë me kujdes. Është një arritje e madhe për LDK-së. Përparimi do të jetë një kryetar që e kemi pritur. Përparimi do të jetë një kryetar për të gjithë”, deklaroi Abdixhiku.

Rama: Fitorja ime, fitore e secilit banorë pa dallime

“Më keni mbushur me shumë e shumë energji për të vazhduar përpara, por emocionin e kësaj fitore nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Kjo është fitorja e secilit banor pa dallime, vota jote sot tregon që jemi të emancipuar për të dashur më të mirën për vendin tonë dhe për njëri-tjetrin. Vota jote sot më fuqizon me privilegjin e të qenit kryetar i Prishtinës e që nuk është kryetar i veç një tjetër komune, por i vetë kryeqytet të Kosovës”, tha Rama.

Ai tha se në secilën vizitë gjatë fushatës zgjedhore ka marrë emocione të veçanta, ndërsa një falënderim të posaçëm pati për gruan e tij.

“Përgjegjësinë do ta marr për aq herë më parësore sesa privilegjin, sepse kjo është përgjigja e të qenit në këtë post për nevojat e të gjithë neve, unë Përparim Rama kryetar i komunës së Prishtinës zotohem do të jem kryetar i të gjithëve, ju që jetoni këtu, që punoni këtu, që vini e që do të ktheheni, jeni një mori njerëzish që më besuan e më ndihmuan në sipërmarrjen time të fushatës e këtu nuk do të mund t’i falënderoj individualisht të gjithë por nuk mundem pa e falënderuar në veçanti më të dashurën time, Kristalen- faleminderit zemër- e cila do të jetë banorja më e re e Prishtinës që përnjëherë përmbi 6 muaj mbeti kujdestarja e vetme e tre fëmijëve tanë, sepse më besoj siç vetë edhe unë besova”, shtoi ai.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka garuar në balotazh me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje./Telegrafi/