LAJMI I FUNDIT:

Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së

Lumir Abdixhiku është rizgjedhur sërish në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

333 delegatët e pranishëm votuan në mënyrë unanime që Abdixhiku të drejtoi sërish LDK-në.


Ai ishte kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së, pasi Faton Bislimit nuk iu aprovua kandidatura.

Pak para se Abdixhiku të zgjidhej kryetar, Bislimi lëshoi sallën.

​Abdixhiku akuzon qeverisjen Kurti, thotë se Kuvendi zgjedhor i LDK-së përcakton fatin e Republikës
Lexo po ashtu ​Abdixhiku akuzon qeverisjen Kurti, thotë se Kuvendi zgjedhor i LDK-së përcakton fatin e Republikës

Abdixhiku ka qenë kandidati i vetëm për kryetar të LDK-së për një mandat katër-vjeçar. Ai tha se do ta ushtrojë këtë mandat katërvjeçar me sjellje rugoviste.

Sipas stautit të LDK-së, këto janë përgjegjësit që ka kryetari i partisë:

– Përfaqëson LDK-në në përputhje me Statutin dhe Programin e LDK-së, në vend dhe jashtë vendit;

– Udhëheq punën e LDK-së dhe të organeve të saj;

– Thërret dhe udhëheq mbledhjet e Kuvendit të LDK-së, të Këshillit të Përgjithshëm dhe të Kryesisë së LDK-së;

– Kujdeset për zbatimin e vendimeve të Kuvendit;

– Merr vendime dhe qëndrime politike në pajtim me Programin dhe Statutin e LDK-së;

– Emëron zëdhënësin e LDK-së;

– Emëron udhëheqësit në administratën e LDK-së;

– Jep iniciativa për zgjedhje kuadrosh;

– Organizon takime të rregullta dhe të jashtëzakonshme me kryetarët e degëve;

– Mund të thërrasë mbledhjen e secilit organ apo trup të LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori