Lumi Vardar në rajonin e Tetovës është mjaft i ndotur.

Në një video të publikuar prej portalit "Tetovo Info" vërehet ndotja e madhe e ujit pranë fshatit Kopanicë të Tetovës ku shihen në ujë shumë shishe plastike.


Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë ditët e fundit ka rritur nivelin e Vardarit, dhe uji në rritje po tërheq mbeturina nga dhjetëra deponi të paligjshme përgjatë brigjeve të lumit nga burimi i tij në rajonin e Gostivarit deri në vendin ku janë bërë pamjet filmike.