LAJMI I FUNDIT:

Lumezi takoi shefin e EULEX-it, flasin për bashkëpunimin në mes dy institucioneve

Lumezi takoi shefin e EULEX-it, flasin për bashkëpunimin në mes dy institucioneve

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Diskutimi i çështjeve me interes të përbashkët si dhe shprehja e gatishmërisë për bashkëpunim të ndërsjellët në trajtimin e sfidave dhe përpjekjeve drejt fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë ishin në fokus të takimit ndërmjet Kryeprokurorit të Shtetit dhe Shefit të EULEX-it.

“Më këtë rast, Kryeprokurori Lumezi e ka njoftuar Shefin e EULEX-it, me punën, të arriturat, sfidat dhe objektivat e institucionit të Prokurorit të Shtetit. Ndërsa, Shefi i EULEX-it, Wigemark, duke e vlerësuar punën e Prokurorit të Shtetit, tha se institucioni që ai drejton brenda mandatit të vet do të vazhdojë mbështetjen për prokurorinë në promovimin dhe forcimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin për media.

Lumezi dhe Wigemark, po ashtu diskutuan edhe se si pandemia COVID-19 ka ndikuar në sundimin e ligjit dhe ecurinë e punëve të gjyqësorit në Kosovë, në veçanti në sistemin prokurorial.

Po ashtu, shkëmbyen mendimet se si të trajtohen vonesat në arritjen e vendimeve përfundimtare në rastet individuale.

Në fund, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka vlerësuar lartë rolin e misionit të EULEX-it në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të sistemit prokurorial. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori