LAJMI I FUNDIT:

Lumezi dhe Mehmeti diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe policisë

Lumezi dhe Mehmeti diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit mes Prokurorisë dhe policisë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim pune Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, me ç’rast kanë diskutuar për tema me interes të përbashkët institucional.

“Lumezi dhe Mehmeti kanë shprehur gatishmërinë e ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Policisë, në funksion të fuqizimit të luftës kundër kriminalitetit.

Po ashtu, pjesë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe koordinimi për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës, në mënyrë që të sigurohet një proces i pacenueshëm, demokratik dhe me integritet.


Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit dhe Drejtori i Policisë, kanë nënshkruar memorandum të bashkëpunimit lidhur me “Procedurën Standarde të Veprimit”, qëllimi i të cilit është specifikimi i veprimeve të përbashkëta standarde në mes të Prokurorisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës, ku parashihet ndërmarrja e veprimeve konkrete në të gjitha rastet që ndodhin gjatë procesit të parakohshëm zgjedhor”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Lajme
Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Kalo në kategori