Lumbardh Dellova vendos për të ardhmen pas play-offit të Kosovës për Kupën e Botës

Qendërmbrojtësi i CSKA-së, Lumbardh Dellova, do të marrë një vendim për të ardhmen e tij profesionale pas ndeshjeve me Kosovën në fund të muajit, raporton mediumi bullgar Tema Sport.
Mbrojtësi 27-vjeçar dhe Kosova, mbeten ende në garë për një vend në Kupën e Botës këtë verë. Më 26 mars, Kosova viziton Sllovakinë në ndeshjen e parë eliminatore, dhe në rast fitoreje, do të përballet me fituesin e çiftit Turqi – Rumani për të vendosur ekipin që do të sigurojë pjesëmarrjen në Kampionatin Botëror.
Kosova arriti play-offin duke përfunduar e dyta në grupin kualifikues pas Zvicrës, dhe para Sllovenisë dhe Suedisë.

Dellova aktualisht ka kontratë me CSKA-në deri në verën e ardhshme, e cila përfshin një klauzolë lirimi prej 950,000 eurosh. Klubi ka tentuar prej kohësh të eliminojë këtë klauzolë përmes një kontrate të re, dhe të dyja palët kanë zhvilluar bisedime disa herë në muajt e fundit.
Sipas mediumit, mbrojtësi kosovar ka vendosur të presë për play-offet e Kosovës para se të japë një përgjigje përfundimtare.
Një pjesëmarrje e mundshme në Kupën e Botës në SHBA pritet të rrisë ndjeshëm interesin për Dellovën, nga klubet më të mëdha duke e bërë të pashpejtë vendimin për të rinovuar me CSKA-në.
Megjithatë, nëse Kosova nuk arrin të kalojë eliminatoret, mbrojtësi pritet të pranojë ofertën e përmirësuar të klubit.

Që nga vera e kaluar, Dellova është ndjekur nga klube nga Arabia Saudite dhe Turqia, ndërsa informacionet e fundit tregojnë se edhe ekipe të Serie B në Itali po e monitorojnë nga afër performancën e tij. /Telegrafi/




















































