LAJMI I FUNDIT:

Lul Raka bën thirrje për vaksinim, thotë se varianti Delta i coronavirusit ka afër 56 nënvariante

Lul Raka bën thirrje për vaksinim, thotë se varianti Delta i coronavirusit ka afër 56 nënvariante

Mikrobiologu Lul Raka, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të cilët nuk janë vaksinuar, të marrin vaksinat anti-COVID-19.

Përmes një postimi në Facebook, Raka ka bërë të ditur se vetëm varianti Delta i coronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante.


Raka ka thënë se bota do të njoh edhe të tjera nënvariante, teksa u shpreh se arma për të luftuar kundër nënvarianteve të reja është vaksina.

“Varianti Delta i coronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante. “Delta plusi” ose AY.4.2 është vetëm njëri prej tyre. Deri në fund të pandemisë bota do të njohë edhe variante të reja, sepse mutacionet që ndodhin në viruse janë fenomen normal në biologjinë e tyre. Nuk ka nevojë për panik nga nënvarianti i ri, sepse armën më efikase të përballjes me të e kemi në duart tona – Vaksinën! Atë thjesht duhet ta shfrytëzojmë”, shkruan Raka.

Ai tha se edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital.

Raka ka bërë të ditur po ashtu se në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Prej fillimit të pandemisë i kemi mësuar masat për parandalim, kontroll dhe inspektim ndaj Covid-19, por shpesh nuk i kemi zbatuar në praktikë. Në kohën e rritjes së numrit  të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim. Sot, stoqet me vaksina janë plot; nuk keni nevojë për termin dhe mund ta merrni vaksinën kudo”, shkruan Raka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori