LAJMI I FUNDIT:

Luksemburgu ia beson testimet për COVID-19 kompanisë së shqiptarit Lazim Destani – të interesuar edhe vende tjera evropiane

Luksemburgu ia beson testimet për COVID-19 kompanisë së shqiptarit Lazim Destani – të interesuar edhe vende tjera evropiane

Ecolog International dhe Laboratorët Réunis-Luksemburg janë pjesë e programit të shtetit të Luksemburgut për testime sistematike ndërkombëtare, i pari i llojit të vet, hartuar nga task
forca e këtij vendi posaçërisht për luftën kundër COVID-19.

Sipas një njoftimi të kompanisë, përcjell Telegrafi, Ecolog International dhe Laboratorëve Réunis Luksemburg u është besuar nga Instituti i Shëndetësisë, kryerja e analizave laboratorike si dhe testimet në shkallë të gjerë.

Përveç Luksemburgut, thuhet më tej në njoftim, edhe shtete tjera evropiane kanë kontraktuar Ecolog International për projektet e luftës ndaj pandemisë, ndër to Gjermania, Anglia, Franca etj.


Detajet nga këto projekte akoma nuk dihen, ndërsa në Luksemburg , Ecolog ndërton 17 stacione testimi me një kapacitet deri në 20,000 teste në ditë për rezidentët dhe forcën ndërkufitare të punës.

Po sipas njoftimit, programi i siguron të gjithë popullsisë mundësinë për t’u testuar për COVID-19, çka konsiderohet një nga mbështetjet më të mëdha dhe zgjidhje në kohë rekorde në luftën kundër pandemisë.

ECOLOG International, e cilësuar si kompani lidere për shërbime të integruara, shërbime mjedisore, teknologji, logjistikë, menaxhim objektesh, inxhinieri dhe ndërtim, i përket familjes së njohur shqiptare në Maqedoni, familjes së Lazim Destanit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Kalo në kategori