Këngëtari i njohur nga Shkodra, Luiz Ejlli, ka lansuar ditën e sotme (e premte) klipin e këngës "Përjetësisht".

Artisti shqiptar e realizoi videoklipin e këtij projekti në Shqipëri me protagoniste në video modelen: Klaudia Yzeir.


Teksti dhe melodia e këngës janë bërë nga Bardhi, kurse për producimin u kujdes Çelik Lipa.

Screenshot 1 74 Foto: Screenshot/YouTube

Videoja ndërkaq u bë nga VGA Studio.

Kjo ndryshe u publikua vetëm me video rreth 13 ditë më parë dhe mblodhi mbi pesë milionë klikime në YouTube.

Screenshot 3 56 Foto: Screenshot/YouTube

Luizi pas daljes nga Big Brother VIP Albania 2 u kyç menjëherë në muzikë.

Veç tjerash, ai ka qenë tejet i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/