Luis Enrique u ka folur me ton të vendosur lojtarëve të PSG-së, teksa parisienët po i afrohen finales së dytë në Ligën e Kampionëve.

Tekniku spanjoll iu bëri të qartë se duhet ta fitojnë edhe trofeun e dytë radhazi për të hyrë në histori.


“Të shkruash histori nuk ka të bëjë me fitimin e Ligës së Kampionëve për herë të parë, por me fitimin e së dytës. Kjo është ajo që të fut në histori”.

“Nuk mbaj mend asgjë. Nëse mendon për të kaluarën, shpërqendrohesh. Jam i bindur se mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve për herë të dytë radhazi dhe dua që të gjithë të jenë gati.”

“Është e pazakontë, e kam thënë shumë herë. Jam më i lumtur me mentalitetin që është treguar gjatë gjithë sezonit”.

“Rezistenca, një fjalë që më pëlqen. Lens bëri një punë shumë të mirë, kjo është e qartë. Ata fituan shumë ndeshje radhazi dhe kjo bëri diferencën për mua”.

I pyetur nëse PSG konsiderohet favorite në finalen e madhe, Enrique ishte i kujdesshëm, duke theksuar se fokusi i skuadrës duhet të jetë te përgatitja dhe menaxhimi i kalendarit.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të përshtatemi me orarin. Ne nuk po luajmë finalen e Kupës së Francës”.

“Mund të përgatitemi për dy javët e ardhshme. Do të kemi kohë për stërvitje taktike, për t’u fokusuar te mbrojtja dhe sulmi. Do të punojmë në këtë drejtim”.

Synimi kryesor, sipas tij, është që skuadra të arrijë në finale në gjendjen më të mirë të mundshme.

“Qëllimi është t’i kemi lojtarët në gjendjen më të mirë fizike dhe teknike për finalen”, përfundoi Enrique.

Ndërkohë, finalja e madhe zhvillohet më 30 maj në Budapest nga ora 18:00./Telegrafi/

telegrafi sport app