Luis Diaz bëhet lojtari i shtatë në histori të Liverpoolit që shënon het-trik në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi anësor kolumbian, Luis Diaz ka shkruar emrin e tij me shkronja të arta në historinë e lavdishme të klubit të madh anglez, Liverpoolit.
Luis Diaz i është bashkuar një grupi elitar lojtarësh të Liverpoolit pas ht-trikut të tij madhështor në fitoren 4-0 ndaj Bayer Leverkusen në Ligën e Kampionëve.
Kolumbiani është lojtari i shtatë i Liverpoolit që shënon një het-trik në skenën më të madhe në Evropë me klubin nga Anfield.
Kështu, Diaz u bashkua në listë me legjenda si Micheal Owen, Yossi Benayoun, Philippe Coutinho, Sadio Mane, Diego Jota dhe Mohamed Salah.
Luis gjithashtu shkroi historinë duke u bërë vetëm futbollisti i dytë kolumbian që e arrin këtë arritje - kjo u bë për herë të fundit nga Faustino Asprilla për Newcastle kundër Barcelona në shtator 1997!
Lista e plotë e shënuesve të het-trikëve të Liverpoolit në Ligën e Kampionëve ◎ Michael Owen vs Spartak Moska (2002) ◎ Yossi Benayoun vs Besiktas (2007) ◎ Philippe Coutinho vs Spartak Moska (2017) ◎ Sadio Mane vs Porto (2018) ◎ Diogo Jota vs Atalanta (2020) ◎ Mohamed Salah vs Rangers (2022) ◎ Luis Diaz vs Bayer Leverkusen (2024) /Telegrafi/



















































