LAJMI I FUNDIT:

Luhatjet e çmimeve të naftës po ndikojnë në rritjen ekonomike botërore

Luhatjet e çmimeve të naftës po ndikojnë në rritjen ekonomike botërore

Flukset tregtare kanë shënuar rritje në Azi, shitjet me pakicë në Amerikë kanë qenë të forta, madje edhe industria prodhuese aspak premtuese e Evropës, ka treguar së fundmi shenja jete. Por asnjë prej faktorëve të mësipërm nuk do të ndikonte aq shumë në shtimin e pesimizmit të ekonomisë botërore, sa rritja e çmimit të naftës.

Çmimet e naftës, të cilat po vijojnë të rriten është një prej kërcënimeve më të mëdha për ekonominë botërore.

Edhe pse dinamikat e tregut të naftës kanë ndryshuar në dekadën e fundit, nafta vazhdon të jetë një prej faktorëve me ndikim më të madh në ekonominë botërore. Rritja e fundit në çmimin e naftës ka ardhur si pasojë e parashikimit të një goditje të mundshme ndaj furnizimit, sesa të një rritje të kërkesës, përcjell Telegrafi.

Inventarët e naftës janë të paktë dhe nuk është i qartë fakti nëse prodhuesit e tjerë do të rrisin prodhimin në mënyrë që ai të jetë i mjaftueshëm për të kompensuar goditjen që mund t’i bëhet furnizimit me naftë.

Në SHBA, të gjithë ata që kanë makina, të cilat harxhojnë sasi të mëdha nafte, do t’i duhet që të paguajnë më shumë për t’i furnizuar ato me naftë. Ndërsa, Evropa, ekonomia e së cilës është në gjendje më të keqe sesa ajo e SHBA-së, nuk ka industri të shistit për të kompensuar një goditje të mundshme ndaj furnizimit të konsumatorëve.

Çmimet e larta të naftës mund të reduktojnë edhe lirinë e veprimit të bankierëve të disa prej bankave qendrore. Pasi çmimet e naftës u rritën në 2018, disa banka qendrore në tregjet në zhvillim rrjedhimisht rritën normat e interesit, nga frika e një inflacioni të mundshëm. /Telegrafi/