LAJMI I FUNDIT:

Lugina Panjshir mbetet zona e fundit që po i reziston Talebanëve

Lugina Panjshir mbetet zona e fundit që po i reziston Talebanëve

Ende ka një zonë të Afganistanit që po lufton kundër Talebanëve – Lugina Panjshir.

Panjshir ka një reputacion të gjatë të rezistencës. Komandanti i tij legjendar ushtarak, Ahmad Shah Massoud e mbrojti atë me sukses gjatë luftës sovjetiko-afgane, dhe më pas luftës civile me Talebanët, deri në vdekjen e tij në vitin 2001.

Të paktën dy ish-zyrtarë afganë janë konfirmuar se fshihen në Panjshir – përfshirë Ahmad Massoud, djalin e Ahmad Shah Massoud, raporton bbc.


Por analistët kanë paralajmëruar se Panjshir nuk ka gjasa të jetë në gjendje të përballojë një ofensivë të plotë nga Talebanët.

“Rezistenca për momentin është vetëm verbale, sepse Talebanët ende nuk janë përpjekur të hyjnë në Panjshir”, tha për agjencinë e lajmeve AFP specialisti afgan Gilles Dorronsoro, nga Universiteti Sorbonne në Paris.

Abdul Sayed, një studiues i pavarur me bazë në Suedi, gjithashtu i tha agjencisë se “Talebanët rrethojnë Panjshirin nga të gjitha anët, dhe unë nuk mendoj se djali i Massoud mund të rezistojë shumë më tepër se disa muaj. Për momentin ai nuk ka ndonjë mbështetje vërtet të fortë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori