Konjuca ka kritikuar sërish bisedimet dhe arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në të cilat, sipas tij, asnjëherë nuk është kërkuar përmirësimi i të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se janë të pa besueshme deklarimet e kryeministrit Thaçi dhe zëvendëskryeministrit Kuçi se është diskutuar për Luginën në takimet me përfaqësues ndërkombëtar. Ai ka kërkuar që kjo çështje të bëhet në takime me baroneshën Catherine Ashton dhe zyrtarët e tjerë para kamerave, që sipas tij, do të tregohej hapur se situata në atë pjesë nuk është e mirë, transmeton KP.


Ndërkohë, deputeti Gëzim Kelmendi nga Koalicioni për Kosovë të Re ka kërkuar që një debat i tillë për të drejtat elementare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, do të duhej të mbahej edhe në Kuvendin e Shqipërisë. /Telegrafi/