LAJMI I FUNDIT:

Lugati

– Antiportret –

I.
Një njeri dikur i fuqishëm dhe i popullarizuar tej mase, ishte deri para pak kohësh një “homo sapiens” tërësisht i harruar. Kishte rreth dy dekada që rrallëkujt në këtë botë i kishte rënë ndërmend në ishte gjallë, në ishte diku në ndonjë “hije të nëmur” apo, kishte ikur për në botën tjetër. Pse…? Pasi kishte kryer me sukses të padiskutueshëm disa detyra që i ishin dhënë nga “Llozha e vdekjes”, ishte tërhequr pa shumë bujë: diku larg nga rrëmujat politike dhe, opinioni. Herë pas here, kishte dhënë ndonjë intervistë duke shprehur kryesisht, mllefin që ai e fshihte gjithnjë në shpirt pse “Jugosllavia, s’kishte mundur të bëhej e tëra, Serbi”. Epo, sikur t’ishin ndjekur mësimet e tij, kjo do të kishte ndodhur…!


“Kometa nacionaliste serbomadhe”, pjesë e rëndësishme e së cilës ishte edhe ky, duhej ta mbulonte gjithë Ballkanin. Ky serb (në dukje të parë i thjeshtë, por gjithsesi prototip i kulisave të rrezikshme) ka qenë atëbotë, domethënë në fund të viteve të 80-ta dhe në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të ikur, anëtari i “treshes’ së famshme antishqiptare dhe antijugosllave, e cila treshe në mënyrë të hapur filloi ta përkundte me zell të frustruar kriptokumunist, “djepin” e nacionalizmit serbomadh. Përkundja, dorën në zemër s’kishte të bënte me gjumin por, me zgjimin nga gjumi ! Veç “Serbia e Car Dushanit”, do t’i qetësonte përfundimisht eshtrat e të gjithë brezave serb që prej shek. IX., e të cilët breza gjithandej, “kanë shkuar në botën tjetër me këtë mërzi të fundme”.

II.
Ky serb, quhet Miroslav. U shfaq në këtë fundimër, si një lugat. Pas më shumë se 20 vitesh! Ani që i shtyrë në moshë dhe paksa i lodhur, akoma dukej mirë me shëndet. Mbështetur në ulëse, shikim i tij i stërholluar rrezatonte plotë vetëbesim por edhe dyshim e urrejtje, përzier me nostalgji kriminelësh. E kuptueshme… Ndërkaq, i veshur me “xhinse dhe këmishë kapitaliste”, me mjekër elegante dhe të zbardhur si dëbora e Shumadisë, përpiqej të mos linte këso përshtypjeje ! E kundërta: Miroslav Sholleviqi, tani ngjante me një pasha-babaxhan nga oborret e dikurshme të Osmanlinjëve, ngjante me një Babadimër që sapo do të nisej nëpër viset e Ballkanit, t’u dërgojë “fëmijëve ballkanikë” dhurata feste. Por përshtypja e parë direkte (tek e pamë në një konferencë mediale në Çagllavicë, më 22 mars 2010), për ata që e mbajnë mend dhe e njohin se kush ka qenë ky serb në të kaluarën jo shumë të largët, është: “…Miroslavi, paska pësuar një reformim-jo vetëm fizik por edhe shpirtëror”! Për ata që se njohin dhe se mbajnë mend, Miroslavi u shfaq në publik i durueshëm, fjalëpakë, gati si një filozof humanist…! Aty, përballë kamerave krejt i qetë, përpiqej të dukej madje si një apostull i Jezu Krishtit. Tek shikonte në objekiv ngultas (me sytë e një fëmije, ndoshta me sytë e një plaku të moshuar idilik), sikur dëshironte të rrëfente se s’i dikur jo ai, po mbi 20 milion banorë të ish Jugosllavisë e kishin shikuar atë, pa guxuar të bënin zë…! Dikur, nja 7-8 kilometra nga Çagllavica: në zemër të Fushë Kosovës ! Atje, ku “treshja e famshme kriptonacionaliste serbe”, e kishte përhapur kumtin e zjarrtë militantist kudo ndër serbë, me moton: “Do t’i vrasim të gjithë shqiptarët…” !

Miroslavi, u shfaq përsëri në publik. Në Kosovë. Viza –vi më 22 prill, që domethënë pas një muaji nga konferenca e 22 marsit. Madje, jo si një qytetar i thjeshtë por s’i një koordinator i “Lëvizjes Serbe për Kosovë e Metohi”. E shihni: “…për Kosovë e Metohi”! Epo, nuk thonë kot që krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit. Ç’do ky serb…? Tani, i hapi sërish “letrat e vjetra të Stara Serbisë”, duke e rizhveshur maskën politike prej vrasësi profesional-nacionalist. E dini se ç’deklaroi…? Tha madje se, as vetë Beogradi nuk po di ti koordinojë interesat serbe në “Kosovë e Metohi” dhe se m’u për këtë, ai ka dërguar një projekt atje poshtë (në Beograd), e që sipas të cilit projekt, duhet të formohet njëfarë “qeverie” e cila do t’i mbrojë interesat serbe në Kosovë. E shihni, ky është edhe më i “mençur” se vetë Beogradi, se vetë Tadiqi, Jeremiqi…etj. Jo, ky është njëri nga nacionalshovinistët e kohës së Milosheviqit dhe që synon ta ndezë sërish, “stafetën” e rebelimit serbë në Kosovë, e më gjerë.

III.
Në sytë e tij, vazhdimisht duket diçka e papërfunduar. Diçka, e mbetur në gjysmë të rrugës. Pse…? Vetë Miroslavi apo dishepujt e tij kanë menduar gjithmonë që Serbi, duhej t’ishte e gjithë Jugosllavia. Dikur, në vitet e 80-ta, ky (së bashku me Bogdan Kecmanin dhe Kosta Bullatoviqin) ishin ndër të parët që e nisën organizimin dhe, u vunë në krye të demonstrimeve hazarde për ta kanalizuar pakënaqësinë e serbëve të Kosovës lidhur me “gjendjen e tyre” dhe pastaj, edhe pakënaqësinë e serbëve në gjithë Jugosllavinë. Në konferencë e 22 marsit, ai dukej ashiqare që e imagjinonte vetën atëbotë të fuqishëm, të pakapshëm nga strukturat e sigurimit të shtetit, të denjë për ta shkundur nga gjumi “Serbinë e plagosur” nga armiqtë e panumërt, dhe sidomos nga armiqtë shqiptarë! Përpara mijëra demonstruesve dhe sidomos përpara miliona e miliona serbëve, Miroslavi ishte shfaqur si një drangua! Këmisha e tij e shpërthekuar përballë popullit, gjoksi i hapur në ditët e nxehta të verës së viteve 1987-88 -89, zëri i tij plotë kumbim tek i ftonte serbët të ngriheshin kundër “padrejtësive historike” shpaloseshin gjithandej, s’i mëngjesi me shtrëngata. Epo, duhej të fillonin betejat vendimtare që Serbia “të fitonte në luftë” sepse, “ishte duke humbur në paqe…” . Ky kombinim politik i mendjes dhe shpirtit bastard, në mënyrë të frustruar dhe morbide e krijoi gradualisht “balancën nacionale dhe shtetërore”, atë balancë që do ta shtynte Serbinë drejt shekullit XXI. Por, si do ta shtynte…?

“Serbia ose do të jetë e tëra, ose s’do të ekzistoj fare”, thoshte Vozhdi (Milosheviqi). Ndërsa që kjo thënie ishte kopje origjinale e Adolf Hitleri, gospodin Miroslavi e kishte kapur orën. Si një feniks, e kishte nisur fluturimin përmbi male e fusha të bukura ballkanike ( Kosovë, Serbi, Vojvodinë, Bosnje, Kroaci…) për ta përhapur lajmin: lajmin historik që mbase e kishte dhënë jo vozhdi po vetë Ati i Shenjtë Sava, e që ky ( Miroslavi – dora vetë), duhej t’ia kumtonte popullit të vuajtur dhe të martirizuar serbë gjithandej, nëpër Ballkan !

“Jogurtrevolucioni”, solli gjithçka. Mbi të gjitha, i solli luftërat. Luftërat gjenocidale, do të rrjedhin pandalshëm nëpër viset e ndryshme të ish Jugosllavisë. Miroslavi, e kishte dëshiruar si asgjë tjetër, kasaphanen gjeocidale. Atë kasaphane, në të cilën do të përfundonin të gjithë joserbët! Pastaj si një frat i lodhur nga pendesa, kishte ikur në harresë. Jo, s’ka ikur në harresë, veçse ka pushuar pak dhe është bërë gati për beteja të reja. Ja, tani është shfaqur sërish. Aty, nga ku ishte nisur dikur: nga Kosova…

Epo, ç’plane zien koka e tij ? Ç’kumte sjell…? Këso pyetje, thënë me gjuhë të qartë, s’bëhen kur është në pyetje krimineli. Dihet zanati i tij… Tjetra: deri sa t’i je duke u marrë ad-hoc me te, ai ose e ka kryer krimin ose është duke e kryer. Embetha…

Në trend

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

I pari i FSHF-së, Armand Duka konfirmon se Shqipëria dhe Serbia kanë kandiduar së bashku për organizimin e Euro 2027 për U-21

Kombëtarja e Shqipërisë
Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Beteja e rrallë mes tankeve ruse dhe një të ukrainasve – pamjet nga ajri tregojnë si ushtarët e Zelenskyt shkatërrojnë makinerinë e Putinit

Evropa
Kalo në kategori