Luftoni rrudhat, njollat dhe reaksionet në lëkurë përmes majdanozit me limon

Rrudhat, njollat, aknet, dhe alergjitë e ndryshme që dalin në lëkurë, janë tepër të përhapura në ditët e sotme. Për fat të mirë, sot nuk ka përse të shpenzosh një mal me para për të gjetur kremra apo kura të shtrenjta kundër këtyre problemeve.
Ekspertët rekomandojnë shumë kura natyrale që funksionojnë, siç është ajo me majdanoz dhe limon. Kombinimi i të dyjave jo vetëm që pastron lëkurën por edhe e zbardh atë. Me përdorimin e majdanozit dhe limonit apo uthullës së mollës, lëkura juaj do të jetë më e shëndetshme.

Vlerat e majdanozit për lëkurën
Majdanozi është shumë i pasur me vitamina dhe minerale. Lëngu i tij përmban vajra esencialë që ofrojnë sasi të jashtëzakonshme të manganit dhe kaliumit. Vlerat e majdanozit e bëjnë atë shumë të kërkuar nga njerëzit që vuajnë nga diabeti, infeksionet urinare, temperature, lodhja apo inflamacioni i syve. Në industrinë e kozmetikës, majdanozi ka aftësi rigjeneruese dhe zbardhuese. Ai ju vjen në ndihmë për eliminimin e skuqjeve të lëkurës, freskinë dhe zbardhjen e saj.
Si të përdorni majdanozin dhe limonin për shëndetin e lëkurës
Përbërësit
1 lugë çaji me lëng limoni ose uthull molle
2 lugë gjelle me majdanoz të grirë hollë
200 ml ujë
Përgatitja
Në fillim duhet të zieni ujin në një tenxhere të vogël. Më pas shtoni gjethet e grira hollë të majdanozit dhe lërini të ziejnë për 15 minuta. Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet. Shtoni lëngun e limonit ose uthullën e mollës dhe hidheni lëngun në një enë qelqi. Ruajeni atë në frigorifer.
Përdorimi i lëngut të majdanozit dhe limonit
Këshillohet ta përdorni këtë lëng dy herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë duke lyer lëkurën. Ai do të ngushtojë poret në lëkurë, do ta pastrojë dhe zbardhë atë. Duke e përdorur këtë lëng në fytyrë, do të largoni njollat e errëta dhe lëkura juaj do të ketë një ngjyrë të njëtrajtshme.
Ajo do të ketë shkëlqim rinor dhe do të jetë më elastike. Nëse e përdorni këtë lëng për gjatë gjithë muajit do të vëreni ndryshime befasuese.

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë