LAJMI I FUNDIT:

Luftoi për frymën e fundit derisa policët e shtypnin, pamjet brenga një burgu në Tennessee që shokuan opinionin amerikan  

Luftoi për frymën e fundit derisa policët e shtypnin, pamjet brenga një burgu në Tennessee që shokuan opinionin amerikan  

I burgosuri William Jennette, ka ndërruar jetë pasi disa minutave pasi luftoi për oksigjen dhe kërkonte ndihmë – derisa policët e shtypnin dhe e mbanin me fytyrë për dyshemeje, e këtë e kanë treguar pamjet e reja nga kamerat e sigurisë brenda burgut në shtetin amerikan Tennessee.

Në padinë e ngritur në tetor të vitit të kaluar dhe më pas në seancën plotësuese në shkurt të këtij viti, në emër të familjes, e bija e tij Dominic Jennette, ka thënë se babai i saj ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të tepër të dhunës nga ana e shtatë policëve – dhe ngufatjes derisa kishte qenë në paraburgim në Marshall pas arrestimit gjatë 4 majit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.


Sipas dokumenteve të gjykatës, policët e kishin mbajtur të ndjerin të shtrirë dhe me fytyrë për dyshemeje dhe atë për më shumë se katër minuta, e policët kanë mbrojtur veprimet e tyre në këtë incident me arsyetimin se ai ishte i “padëgjueshëm”.

Gjykatësit kanë hapur hetimet për vdekjen e tij disa muaj më parë, e kundër policëve trupi gjykues ka vendosur të mos ngrit padi. Jennette ishte arrestuar nën dyshimin për sjellje të pahijshme dhe rezistencë gjatë arrestimit si dhe përdorim të lëndëve narkotike.

Në trupin e tij ishte gjetur metamfetaminë, kurse në dokumentet e zyrtarëve të burgut thuhej se ishte kishte halucinacione dhe se ka qenë nën ndikim të lëndëve narkotike.

Zyrtarët në raportin e tyre kanë theksuar se në ditën kur ndërroi jetë, ka qenë agresiv në qelinë e tij dhe se ka refuzuar t’i nënshtrohet urdhrave të gardianit, që u mundua ta qetësojë së bashku me disa kolegë tjerë.

Në padinë e familje thuhet se gjatë luftimeve që ka pasuar, policët i kanë vënë prangat dhe e kanë rrëzuar me fytyrë për dysheme – duke e shtypur fort edhe pse i paralajmëronte se nuk po mund të merrte frymë – e njëri prej gardianëve madje e përqeshte.

Në një moment gjykuar nga pamjet shihet se si polici ua rikujton kolegëve të tij për rrezikun e ngufatje për shkak të pozitës që e kishin vendosur të burgosurin – duke u kërkuar që ta lirojnë për të marrë frymë lirshëm.

Në kumtesën e kryetarit të Levisburg, Jim Bingam, vdekjen e Jennette e ka cilësuar si rast të rëndë, duke theksuar se ai verbalisht dhe fizikisht ishte sjellë keq me gardianët e burgut – duke mos dashur të komentoj padinë e familjes që gjithashtu ka paditur edhe qytetin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh

Evropa
Zelensky paralajmëron për një

Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori