LAJMI I FUNDIT:

Lufthansa nuk do të ketë fluturime drejt vendeve të Ballkanit deri në sezonin e dimrit

Lufthansa nuk do të ketë fluturime drejt vendeve të Ballkanit deri në sezonin e dimrit

Kompania ajrore Lufthansa ka njoftuar se nuk do të ketë fluturime për në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fillim të sezonit dimëror 2020/2021.

Transportuesi gjerman tha se deri kur të fillon kjo sezonë, planifikon të ofrojë 2,100 fluturime me itinerar të shkurtët dhe të mesëm, përcjell Telegrafi.


Sidoqoftë, asnjë fluturim nga Mynihu për në Sarajevë, Lubjanë dhe Rjekë dhe nga Frankfurti për në Zagreb nuk është planifikuar.

Përkundër kësaj, Lufthansa tha se do të ofrojë shërbime alternative për këto vende përmes partnerëve të saj.

Lufthansa kishte njoftuar se ka reduktuar 1,000 vende të punës dhe “pensionimin” e 22 aeroplanëve, duke përfshirë njëmbëdhjetë Airbus A320, gjashtë A380 dhe pesë Boeing 747-800. /Telegrafi/