“Luftëtari mbi kalë” uron dhjetëvjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit!
Gjatë këtyre ditëve pamë dhe dëgjuam shumëkënd të flet për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe rëndësinë e saj, që shigjeton në sendërtimin e vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta. Një kodër studimesh u bënë për këtë marrëveshje, por shumë pak për të mos thënë aspak, për atë që e solli këtë marrëveshje. Sot lexojmë me qindra artikuj dhe studime për këtë marrëveshje, por deri më tani, akoma s’kemi lexuar për ndonjë studim serioz për rrjedhat e luftës së 2001-shit, edhe pse në këtë rast bartim përgjegjësi të gjithë për këtë degdisje në amulli. Thuhet se kjo marrëveshje ndërpreu luftën dhe solli paqen. Është e vërtet që ndërpreu luftën, por të diskutosh se në të vërtet kjo marrëveshje e solli paqen, apo nuk e solli, është njësoj sikur të diskutosh rreth tezës se ardhja e “Luftëtarit mbi kalë” në Sheshin Maqedonia e solli tashmë autenticitetin e identitetit maqedonas?!
Kësaj marrëveshje më së shumti duhet t’i gëzohen maqedonasit, sepse shpëtuan prej fjollave të shpartallimit. Kjo marrëveshje e ruajti tërësinë territoriale të Maqedonisë. Përmes kësaj marrëveshje iu bë me dije faktorit maqedonas se ky shtet nuk është vetëm i juaji, por edhe i yni, edhe pse në këtë konstatim padashje fituan të gjithë kombësitë pakicë në këtë shtet. Përmes kësaj marrëveshje, neve që na shndërruan prej në qenie shqiptare në numra dyshifrorë, na u premtua se nëpër institucionet administrative do të flitni, shkruani dhe kërkoni dokumente të ndryshme edhe në gjuhën shqipe, por duket se një të drejtë të tillë na e morën pankartat e ndryshme, ku për dikë, qenka gjithçka në rregull, sepse nën mbishkrimet maqedonase qenka i shkruar edhe përkthimi i saj në shqip. Kësisoj, mjafton të jetë mbishkrimi në shqip “Pasaportë”, por ju lutem kërkesën për “Pasosh” ta bëni në gjuhën maqedonase!
Përmes kësaj marrëveshje, shqiptarët u faktorizuan si element shumë i rëndësishëm në vendimmarrje, por më vonë pamë se ky faktorizim, ashtu siç do të shprehej edhe Albin Kurti, është bërë me qëllim të defaktorizmit të tyre institucional. Këtë marrëveshje, jo rastësisht e kishin emëruar “Marrëveshja Kornizë e Ohrit”. Me fjalën kornizë kuptojmë ndërthurjen e livadhit që do ta kufizonte hapësirën e tij, mbase jo vetëm të livadhit, por edhe të kullosës që gjendet brenda këtij livadhi. Megjithëkëtë kuptim tejet të qartë, kësaj marrëveshje duket se i mungon korniza, ku kullosat brenda këtij livadhi, si të shfrenuar kullosin aty ku i teket. Por, po e pyete bariun e kësaj tufe bagëtish, do të thotë, jam i kënaqur që bagëtia ime po kullot brenda kornizave të këtij livadhi, mbase i krekosur, pandeh se përmes kësaj shëmbëlltyre jemi duke i plotësuar të gjitha kushtet bujqësore për marrjen e donacioneve të jashtme.
Se jetësimi i kësaj marrëveshje ishte i venduar në kornizë, këtë e dëshmon edhe caktimi i vitit që do ta përvijonte jetësimin e tërësishëm të saj. Kjo duhej të jetësohej në përditshmërinë e këtij shteti diku në vitin 2004, gjë që realisht dhe logjikisht, sot do të duhej të festohej me ngazëllim shtatëvjetori i realizimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e jo dhjetëvjetori i nënshkrimit të saj. Nëse devijimet e skajshme rreth ekzekutimit të afateve në përgjithësi do të shkonin kështu, atëherë projekti “Shkupi 2014”, përvijimin e tij të pjesshëm nuk do ta festonte në vitin 2014, por në vitin 2021, kështu të paktën në vite dhe afate kohore do ta imitonte Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Kurse realiteti e fletë të kundërtën e kësaj matematike! Akoma pa u mbushur dy vjet të projektit “Shkupi 2014”, objektet infrastrukturore dhe skulpturore filluan ta gjëmojnë gjallërinë dhe trimërinë e tyre. Avazi i kësaj veprimtarie po dëshmon se para vitit 2014 mund të jetësohet në tërësi ky projekt, si dhe në vitin 2021 do të festohen përvjetori i shtatë i realizimit të këtij projekti.
Kësisoj, për të mos e zgjat më tepër, i kisha lutur të ftuarit që do të marrin pjesë nëpër konferenca dhe debate të ndryshme që do të diskutojnë rreth rëndësisë së kësaj marrëveshjeje, patjetër ta bëjnë zbërthimin e një gjëje sa të thjeshtë aq edhe kundërthënëse. Ajo është: nëse Marrëveshja Kornizë e Ohrit qenka çelësi i portës për në BE dhe NATO, atëherë çfarë mund të thoni për “Luftëtarin mbi kalë” i cili është mbyllësi i po të njëjtës portë?!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës