Sulmet ajrore të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë u shoqëruan me një jehonë deklaratash të ndryshme. Ndërsa aleatët e Sirisë po protestojnë, NATO-ja, Turqia dhe Izraeli i përshëndetën sulmet.
Irani i kritikoi ashpër sulmet e SHBA-së, të Francës dhe të Britanisë së Madhe ndaj Sirisë. Ministria e Jashtme në Teheran i quajti ato shkelje të qartë të rregullave ndërkombëtare dhe të integritetit të Sirisë. Irani e dënon përdorimin e armëve kimike, thuhet në deklaratë, por kjo nuk duhet të merrej si justifikim për sulme ushtarake ndaj një shteti anëtar të OKB-së.
Edhe politikani rus Konstantin Kosatshov, ekspert për politikën e jashtme dhe kryetar i komisionit parlamentar rus për politikën e jashtme i tha agjencisë TASS se ky sulm përbën shkelje të jashtëzakonshme të së drejtës ndëkombëtare, sepse “është një sulm ndaj një shteti sovran, pa ndonjë shkak ligjor”, raporton DW.
Kryetari i komisionit parlamentar rus për mbrojtjen Aleksandër Sherin e krahasoi madje presidentin rus Donald Trump me diktatorin gjerman Adolf Hitler, duke thënë se nën drejtimin e SHBA-së fuqitë perëndrimore përdorën të njëjtën strategji si edhe Hitlerin me sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik në vitin 1941.
NATO, Izraeli dhe Turqia në mbrojtje të sulmeve
Kurse NATO i mbështeti sulmet e përbashkëta të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë.
“Përmes tyre zvogëlohet aftësia e regjimit për të vazhduar sulmin me armë kimike ndaj popullit sirian”, tha Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Përdorimi i supozuar i armëve kimike nga qeveria e sundimtarit sirian Bashar al-Assad në Duma një javë më parë bërë të nevojshme për një përgjigje “kolektive dhe efektive” nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, deklaruan përfaqësuesit e NATO-s.
Edhe Izraeli dhe Turqia i përshëndetet sulmet përbashkëta të SHBA-së, Francës dhe Britanisë së Madhe ndaj Sirisë duke i konsideruar ato si përgjigje të duhur.
Qeveria franceze kërkoi sërish që të respektohet armëpushimi dhe që organizatave humanitare t’u lejohet të hyjnë në vend për t’i ardhur në ndihmë popullsisë civile.
“Sipas pikëpamjes së opozitës siriane, sulmi i koordinuar i fuqive perëndimore është gjithashtu një mesazh për Rusinë dhe Iranin. Sulmet treguan se fuqitë perëndimore mund të jenë aktive jashtë Kombeve të Bashkuara”, tha zëdhënësi i koalicionit kombëtar sirian, Ahmed Ramadan, përfaqësues i koalicionit të opozitës me bazë në Stamboll.
Sulmet janë një përgjigje ndaj vetos së Moskës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Rusia dhe Irani janë aleatë të regjimit sirian në luftën civile.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump konfirmon tarifat për Meksikën dhe Kanadanë

Donald Trump pauzon ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën

"Ne kemi një plan B, C, D", thotë presidentja e Meksikës - nëse Trump aplikon tarifat për vendin e saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Shtëpia e Bardhë kërkon një plan për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve ndaj Rusisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës