LAJMI I FUNDIT:

Luftanijet amerikane lundrojnë për herë të parë në ngushticën e Tajvanit, që nga vizita e Nancy Pelosit

Luftanijet amerikane lundrojnë për herë të parë në ngushticën e Tajvanit, që nga vizita e Nancy Pelosit

Dy luftanije të marinës amerikane kanë lundruar nëpër ujërat ndërkombëtare të ngushticës së Tajvani, kanë bërë të ditur tre zyrtarë amerikanë për Reuters, që po cilësohet si operacioni i parë pas rritjes së tensioneve me Kinën për shkak të vizitës së Kryetares së Kongresit amerikan, Nancy Pelosi në Tajvan.

Viteve të fundit luftanijet amerikane – e përkohësisht edhe të vendeve aleate si Britania e Madhe dhe Kanadaja kryejnë lundrime rutinore në ngushticës, duke nxitur zemërim te Pekini, transmeton Telegrafi.

Kina pati filluar stërvitjet ushtarake në afërsi të ishullit pas vizitës së Pelosit në fillim të gushtit – ku këto stërvitje ushtarake vazhduan me javë të tëra.


Ardhja e Pelosit në Tajvani pati zemëruar Kinën, që e cilësonte si tentim të SHBA-ve që të “përfshihet në çështjet e brendshme të vendit”.

Këta zyrtarë amerikanë në kushte anonimiteti, kanë thënë se luftanijet e marinës amerikane Chanceloresville dhe Antietam, po kryejnë operacionet në këtë rajon.

Ngushtica e Tajvanit shpesh është burim i rritjes së tensioneve, që kur qeveria kineze ishte larguar nga Tajvani në vitin 1949, pasi kishte humbur luftën qytetare me komunistët që e themeluan Republikën Popullore të Kinës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori