LAJMI I FUNDIT:

Lufta tregtare SHBA-Kinë vazhdon të zbret çmimet e naftës

Lufta tregtare SHBA-Kinë vazhdon të zbret çmimet e naftës

Çmimet e naftës ditën e hënë ranë me rreth 1 për qind, duke zgjeruar humbjet prej mbi 3 për qind që nga e dite e premte e javës së kaluar, kur tregjet e naftës së papërpunuar pësuan humbje në gjashtë muajt e fundit në mes të ngadalësimit të kërkesës si dhe lufta tregtare SHBA-Kinë.

Të ardhurat e përgjithshme të naftës Brent ishin në 61.28 dollarë për fuçi apo 71 cent ose 1.1 për qind më poshtë që nga dita e premte. Ndërsa, të ardhurat e naftës WTI ishin në 53.09 dollarë për fuçi apo 41 cent ose 0.8 për qind, përcjell Telegrafi.


“Çmimet e naftës u lëkundën nga shqetësimet e luftës tregtare, pasi presidenti amerikan Donald Trump rriti tensionet e tregtisë botërore duke kërcënuar tarifat me Meksikën”, tha Mithun Fernando, analist i investimeve në Rivkin Securities.

SHBA vendos tarifa 5% ndaj mallrave meksikane
Lexo po ashtu SHBA vendos tarifa 5% ndaj mallrave meksikane

Banka e Barclays tha se konsumi i naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ra në mënyrë të konsiderueshme nga viti në vit për herë të parë që nga muaji shtator 2017. /Telegrafi/