Muzeu Kombëtar i Kosovës i ka dokumentet e nënshkruara nga autoritetet serbe për marrjen, në fund të viteve të 90-ta, të eksponateve arkeologjike dhe etnologjike, për ekspozim të përkohshëm në muzetë në Beograd, të cilat eksponate më nuk janë kthyer në vendin e origjinës, thotë drejtori i Muzeut të Kosovës, Ajet Leci.
Më 19 maj të këtij viti, Muzeu Kombëtar i Kosovës zyrtarisht ka kërkuar nga autoritetet kompetente në Serbi, për t’ia kthyer artefaktet arkeologjike dhe etnologjike që i janë marrë në fund të viteve të 90-ta.
Ministria e Kulturës e Qeverisë së Kosovës ka mbështetur kërkesën e Muzeut të Kosovës, duke thënë se do të ndjekë të gjitha rrugët institucionale për t’i kthyer nga Beogradi eksponatet që i takojnë Kosovës.
Por, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, ka thënë se të gjitha artefaktet që burojnë nga Kosova, janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Serbisë.
Kërkesa për kthimin e 1,247 artefakteve nga Serbia
Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci, thotë se më 19 maj të këtij viti, ka dërguar kërkesën zyrtare në adresat e Muzeut Kombëtar në Beograd, të Muzeut Etnologjik në Beograd dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, që t’i kthejnë 1,247 artefakte që janë marrë nga lufta e fundit, në fund të viteve të 90-ta.
“Do të thotë, kemi 571 eksponate etnologjike dhe gjithashtu 676 eksponate arkeologjike. Janë të periudhave të ndryshme dhe secila ka rëndësinë e vet, duke filluar që nga periudha e neolitit, 6,000 vjet para erës sonë, periudha e bronzit, 2,000 vjet para erës sonë. Periudhës së hekurit, periudhës dardane, periudhës romake, të mesjetës së hershme. Këto janë nga sektori i arkeologjisë. Gjithashtu edhe të sektorit të etnologjisë kemi veshje popullore, punime të dorës prej argjendi dhe të tjera”, theksoi Leci.
Kërkesën e Muzeut Kombëtar të Kosovës e ka mbështetur edhe Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
“Ky është hapi i parë” i institucioneve të Kosovës
Klodeta Krasniqi, shefe e kabinetit të ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka thënë se kërkesa e Muzeut Kombëtar të Kosovës është vetëm fillim i përpjekjeve për rikthimin e artefakteve, të cilat i janë marrë këtij muzeu nga Serbia.
“Ky është vetëm hapi i parë që është ndërmarrë prej institucioneve të Kosovës. Ne si ministri, mbesim të përkushtuar që këtë çështje që është filluar ta çojmë deri në fund dhe do të ndjekim të gjitha rrugët institucionale që ta bëjmë realitet kthimin e artefakteve në Kosovë. Në kohën e duhur do t’ju informojmë për hapat që do t’i ndërmarrë Kosova”, theksoi Krasniqi.
Më 19 maj, vet ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Qeverisë së Kosovës, Hajrulla Çeku kishte publikuar në Twitter kërkesën e Muzeut Kombëtar të Kosovës drejtuar dy muzeve në Beograd. Ai ka thënë se është për keqardhje që Serbia mban në mënyrë të paligjshme 1.247 artefakte të Kosovës.
“Kjo është një shkelje e qartë e marrëveshjeve origjinale, konventës së UNESCO-s mbi pasurinë kulturore dhe Planit të Ahtisaarit. Sot kërkuam zyrtarisht kthimin e pronës sonë kulturore”, ka shkruar ministri Çeku në Twitter.
Mbështetje kërkesës së Muzeut Kombëtar të Kosovës i ka dhënë edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Qeverisë së Kosovës, Donika Gërvalla.
Serbia “nuk e njeh trashëgiminë kulturore të Kosovës”
Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, më komunikatë për opinion, më 20 maj, i ka cilësuar artefaktet e Muzeut Kombëtar të Kosovës si “trashëgimi kulturore dhe historike të Serbisë”.
Siç thuhet në komunikatën e kësaj zyre, “Kosova është pjesë e territorit të Serbisë” dhe ashtu siç shteti i Serbisë nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, po ashtu “nuk e njeh as kategorinë e trashëgimisë kulturore të Kosovës”.
“Për këtë arsye, theksojmë që janë të pavlefshëm të gjitha argumentet me të cilat Muzeu Kombëtar i Kosovës i kërkon artefaktet kulturore-historike”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë.
Dokumentet e nënshkruara për “ekspozim të përkohshëm”
Por, drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, thotë se posedojnë dokumentet që tregojnë se artefaktet që janë marrë nga muzetë në Beograd, i takojnë Muzeut të Kosovës, si pronar i ligjshëm.
“I kemi dokumentet që janë nënshkruar. I posedojmë ato dokumente, se ato (artefaktet) janë marrë për ekspozim të përkohshëm. Mendojmë dhe besojmë që ato artefakte duhet të kthehen në vendin e origjinës, pra, në Muzeun Kombëtar të Kosovës”, theksoi Leci.
Arkeologu Haxhi Mehmetaj, ish-drejtor i Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se artefaktet që kanë përbërë “thesarin arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës” praktikisht janë “grabitur” nga Muzeu i Kosovës nga autoritet e Beogradit , në fund të viteve të 90-ta, përmes intrigave.
“Thesari arkeologjik dhe etnologjik i Muzeut të Kosovës, ishte përgatitur për një ekspozitë të përhershme të Muzeut të Kosovës. Ndërsa, është marrë me dredhi dhe është dërguar në Beograd për një ekspozitë të përkohshme dhe më nuk është kthyer. Bëhet fjalë për eksponate arkeologjike dhe etnologjike, të cilat paraqesin kulmet e krijimtarisë. Pra, paraqesin kulturën lëndore dhe shpirtërore të popullatës së Kosovës, që nga mijëvjeçari i gjashtë para Krishtit, me vijimësi deri në shekullin 12 pas Krishtit”, tha Mehmetaj.
Ai shtoi se të gjitha eksponatet, nisur që nga periudha e neolitit, ku bëjnë pjesë artefaktet e punuara nga argjila sikurse “Hyjneshat” ose “Okarina e Runikut”, janë unike në Evropë dhe të papërsëritshme. Unike, sipas tij, në mesin e eksponateve janë edhe “Stolitë princërore”, të punuara nga argjendi dhe të gjetura në një varrezë ilire në Banjë të Pejës. Gjithashtu në mesin e eksponateve janë edhe monedhat e periudhës së perandorëve Konstantin dhe Justinian, por të veçanta dhe unike janë ato të qytetit ilir Damastion, të cilat janë udhërrëfyes i mirë për lokalizimin e këtij qyteti. Artefakte të ngjashme unike, sipas arkeologut Mehmetaj, janë të shumta në kuadër të thesarit arkeologjik dhe etnologjik të Kosovës, të cilat janë marrë nga Serbia.
Deri më tash, nga ky thesar i artefakteve, Kosovës i është kthyer vetëm një prej tyre, “Hyjnesha në Fron”, e cila një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja” të Prishtinës.
Për kthimin e këtij eksponati, në maj të vitit 2002, ishte angazhuar asokohe ish-shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara të Kosovës, Michael Steiner. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-14-e1739202298373-780x439.jpg)
Bedri Hamza: Nuk ka koalicion me LVV, do të krijojmë qeverinë e votuar nga qytetarët
![Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-1-780x439.jpg)
Numërohen 96.45% të votave, LVV kryeson me 41.11%
![Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Blendi-Fevziu-zgjedhjet-ne-Kosove-e1739198151360-780x439.jpg)
Blendi Fevziu: Kosova votoi në mënyrë spektakolare, një leksion shumë i fortë për Shqipërinë
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe