LAJMI I FUNDIT:

Lufta në Afganistan, amerikanët dhe talibanët afganë do të nënshkruajnë armëpushimin e pjesshëm

Lufta në Afganistan, amerikanët dhe talibanët afganë do të nënshkruajnë armëpushimin e pjesshëm

Armëpushimi shtatë-ditor midis SHBA-së, talibanëve dhe afganëve do të fillojë të shtunën e ardhshme, tregojnë zyrtarët.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt paqes”, tha të premten Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.


Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, nëse rezulton me sukses, të dy palët do të nënshkruajnë fazën e parë të një marrëveshje që synon t’i japë fund gati dy dekadave të konfliktit.

Marrëveshja e planifikuar vjen pas më shumë se një viti bisedimesh midis përfaqësuesve të talibanëve atyre të Afganistanit dhe SHBA-së.

Negociatorët talibanë kanë deklaruar se do të krijohet një situatë e përshtatshme sigurie para nënshkrimit të një marrëveshje, në të cilën ata shpresonin se do të vendoste bazat për paqen në të gjithë vendin me tërheqjen e të gjitha forcave të huaja.

Ndërkaq qeveria afgane nuk ishte pjesë e negociatave pasi aktualisht po lufton me një marrëveshje për zgjedhjet presidenciale të vendit.

Sipas kushteve të armëpushimit të pjesshëm të një jave, kuptohet se nuk do të fillojnë operacione të mëdha sulmuese kundër talibanëve, afganëve ose forcave ndërkombëtare.

“Ne kemi arritur një mirëkuptim me talibanët të ndaljes së dhunës në të gjithë Afganistanin”, ka thënë Mike Pompeo në një deklaratë.

“Pas një zbatimi të suksesshëm të këtij mirëkuptimi, nënshkrimi i marrëveshjes (paqe) SHBA-Taliban pritet të ecë përpara”, është thënë deklaratë.

“Ne po përgatitemi që nënshkrimi të bëhet më 29 shkurt”, është thënë ndër tjerash.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpenzuar miliarda dollarë që nga viti 2001 duke luftuar kryengritjen e talibanëve në Afganistan.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u zotua gjatë fushatës së tij presidenciale për vitin 2016, se do t’i japë fund luftës së SHBA në Afganistan, është duke bërë presion për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi i tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori