LAJMI I FUNDIT:

Lufta me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri, Holanda: Duam rezultate konkrete

Lufta me krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri, Holanda: Duam rezultate konkrete

Vjen reagimi i parë i një vendi të BE pas publikimit nga Komisioni Evropian i Metodologjisë së re të zgjerimit.

Holanda megjithëse e përshëndet Metodologjinë shpreh skepticizëm nëse kjo është mënyra e duhur për të avancuar me zgjerimin me vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.


Burimi diplomatik nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës i dha këtë koment gazetarit të Top Channelit.

“Propozimet e komisionit janë përmirësime të rëndësishme dhe hapa në drejtimin e duhur. Holanda përshëndet propozimet për më shumë llogaridhënie për sa i përket reformave në drejtësi, administratën publike dhe ekonomi.Progresi në fushën e shtetit ligjor do të jetë vendimtar për shpejtësinë e këtij procesi. Kjo garanton që endet kandidate nuk antarsohen deri kur demokracia funksionale do të jetë solide në këto vende.Holanda do të kishte dëshiruar të shikonte një informacion preciz nga opinione të ndryshme përmendur në Metodologji më konkretisht në kapitullin e sanksioneve. Megjithatë ky është një hap i parë i mirë për ta përmirësuar këtë proces dhe siguruar se zgjerimi është i mundur vetëm atëherë kur ka progres bazuar në rezultate konkrete”, tha burimi.

I njëjti burim diplomatik i pyetur nga Top Channel nëse Holanda ka një qëndrim të ri për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dha këtë përgjigje.

“Holanda nuk mund të komentojë këtë moment për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Na duhet të shohim progres të qenësishëm në terren e në mënyrë specifike për Shqipërinë në luftën me krimin e organizuar dhe korrupsionin.Komisioni Evropian do të raportojë për këtë së shpejti. Holanda është duke e pritur këtë raport”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori