LAJMI I FUNDIT:

Lufta e kombit shqiptar nuk mbrohet individualisht

Lufta e kombit shqiptar nuk mbrohet individualisht

Lufta për liri, ashtu sikur edhe përpjekjet, mundi, dhe lufta për çlirimin e njërës prej krahinave më të mëdha të Shqipërisë, Kosovës, nuk ishte dhe nuk është çështje individuale, por çështje kolektive mbarëkombëtare. Edhe përpjekjet, angazhimi dhe sukseset e UNMIK-EULEX-it (Brukselit) dhe miqve të tyre për ta "nxirë", "kriminalizuar", "njollosur", dëmtuar dhe gjunjëzuar lirinë dhe Republikën e Kosovës, duke luftuar Luftën Kundërpushtuese Çlirimtare të UÇK-së, nuk janë individuale, por një projekt i përbashkët dhe i studiuar mirë në të gjitha fazat e tij.

Pjesë e pandashme (organike) e këtij projekti kundërshqiptar është edhe Serbia me të gjithë mekanizmat e saj shtetëror. Për dallim nga Brukseli dhe aleatët e tij, Serbia nuk ka marrë mundin asnjëherë me i fsheh qëllimet e saj shoviniste dhe fashiste ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar edhe pas Luftës Çlirimtare. Qëndrimet kaq të hapura (transparente) dhe kaq armiqësore të Serbisë, planet e saj dhe angazhimi publik për realizimin e tyre, në fakt do të duhej të ishin lehtësim për klasën politike dhe institucionale (shtetërore) të Kosovës për t’i ndërtuar politikat dhe mekanizmat adekuat karshi kësaj politike dhe këtij angazhimi armiqësor serb.


Mirëpo, klasa politike dhe shtetërore, siç thotë populli, as nuk pati sy për t’i parë këto qëndrime dhe angazhime fashiste serbe, as nuk pati mend për t’i kuptuar, dhe as nuk pati vesh për t’i dëgjuar ato! Kjo klasë politike dhe institucionale (pa dallim partie) e kapur fortë dhe nga shumë anë kishte interesa më të "mëdha" se interesat e Kosovës dhe të kombit shqiptar! Kjo klasë nxori në tavolinën e bisedimeve të Vjenës dhe të Brukselit interesat fondamentale të Kosovës dhe i bëri ato pjesë të pazarllëqeve me Serbinë, të cilën nga një pushtuese dhe nga një vrastare e ktheu në ortake (partnere) në Kosovë dhe për Kosovën! Ky rehabilitim i Serbisë nuk mund të bëhej pa e nxirë, pa e kriminalizuar, pa e fajësuar dhe pa e dënuar Luftën Kundërpushtuese Çlirimtare të UÇK-së dhe të kombit shqiptar për çlirimin e Kosovës.

Fushata për nxirjen, kriminalizimin, fajësimin, ndjekjen dhe dënimin e UÇK-së dhe të luftëtarëve të saj kishin filluar menjëherë (ditët e para) pas përfundimit të luftës shqiptaro-serbe në Kosovë. Pjesë e kësaj fushate me dhe pa vetëdije u bë edhe ndonjë luftëtar, komandant a drejtues politik i kësaj lufte madhore! Veprimet konkrete: arrestimet, gjykimet dhe dënimet e luftëtarëve të UÇK-së filluan nga zonat, duke u kombinuar me ndonjë anëtar të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, komandant zone apo oficerë të tjerë që akuzoheshin nga Haga për t’i frikësuar dhe shtypur tendencat për rezistencë kundër këtij projekti kundërshqiptar.

U arrestuan dhe u dënuan disa grupe të luftëtarëve të UÇK-së në vite dhe kohë të ndryshme, sipas fazave që ishin paraparë me projektin e hartuar për gjunjëzimin e Kosovës pas Luftës: “grupi i Llapit”, “grupi i Kaçanikut” e “grupe” të tjera deri te “grupi i Drenicës”, i cili u arrestua këtë vit! Për t’i kundërshtuar këto fushata arrestimesh dhe dënimesh të luftëtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, u bënë shumë protesta nga shoqatat e dala nga kjo Luftë.

Protestat zakonisht nuk kishin përkrahjen e partive politike dhe të institucioneve. Ato ishin tërësisht paqësore dhe përfundonin me ndonjë fjalim apo me thirrjet UÇK, UÇK! Kaq! Reagimet e politikanëve dhe të funksionarëve publikë e shtetërorë ishin kryesisht individuale dhe personale (zëra të vetmuar)! Shteti me heshtjen e tij u dëshmonte qytetarëve të tij se ishte i mundur dhe i sunduar nga UNMIK-EULEX-i! Krekosjet e disa qeveritarëve ishin krejt falso! Institucionet politike dhe shtetërore të Kosovës e më vonë edhe të Republikës së Kosovës mjaftoheshin me ndonjë deklaratë vajtuese, me të cilën i jepnin besimin dhe mbështetjen e plotë (anti)drejtësisë së UNMIK-EULEX-it!

Inteligjencia e Kosovës ishte pothuajse e “dorëzuar” dhe shpeshherë e hutuar edhe për faktin se ishte një inteligjencë (shumica) e krijuar dhe e formuar në kohë dhe rrethana tjera. Shumicës së mjeteve të informimit (mediave) dhe drejtuesve (padronëve) të tyre u shndriste fytyra kur kumtonin lajme, shkrime, analiza dhe komente për ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e ndonjë “grupi” a luftëtari të UÇK-së për “krime lufte”! Madje, një pjesë e këtyre mediave (shefat e tyre) ishin pjesë integrale e këtij projekti kundërshqiptar për fajësimin dhe dënimin e Luftës Çlirimtare! Këto media dhe padronët e tyre zakonisht i kishin informatat paraprakisht nga “burimet brenda UNMIK-EULEX-it” dhe brenda qarqeve e kuzhinave tjera antishqiptare dhe i publikonin sipas porosive që merrnin nga ato qendra!

Dje, mbi bazën e një deklarate të një “dëshmitari të mbrojtur” (bashkëpunëtori të Serbisë) e kishin ftuar në zyrat hetuese të UNMIK-EULEX-it edhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin! Edhe kush duhet të hetohet, arrestohet e dënohet që të zgjohet nga gjumi kjo Republikë, ky shtet, kjo qeveri?! Fushata shumëvjeçare e UNMIK-EULEX-it kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës nuk ka emër tjetër, pos poshtërim i këtij vendi dhe i institucioneve të kësaj Republike. Populli shqiptar i Kosovës me të gjitha shtresat e tij duhet ta kuptojë (jo vetëm kaq) se në shënjestër të UNMIK-EULEX-it nuk është më Lufta e UÇK-së dhe luftëtarët e komandantët e saj, por vetë liria dhe pavarësia e këtij vendi, e ardhmja e këtij populli dhe e sigurisë së tij e më gjerë. Ky është projekti që po zbatohet edhe me ndihmën e klasës politike dhe institucionale të kapur të këtij vendi.

Prandaj, edhe kundërshtimi dhe kundërvënia ndaj këtij projekti kundërshqiptar nuk mund të jetë individuale, por kolektive, mbarëkombëtare. Rol të veçantë kundër këtij projekti dhe për pengimin e tij do të duhej të kishte edhe Tirana zyrtare. Nëse, po e përsëris, nëse do të kishte një kundërvënie të suksesshme individuale do të ishte ajo e Kryetarit të Kuvendit. Në cilësinë dhe funksionin e Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndoshta do të bënte mirë që të mos shkonte në zyrat hetuese të UNMIK-EULEX-it. Të deklaronte botërisht se populli i Kosovës dhe institucionet e kësaj Republike nuk e njohin më “drejtësinë” dhe misionin e UNMIK-EULEX-it…

Në trend

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Kalo në kategori