Lufta ka shkaktuar në Poloni dëme të jashtëzakonshme. Para përkujtimit të 80-vjetorit të sulmit të Gjermanisë naziste ndaj Polonisë, presidenti polak, Andrzej Duda përsërit kërkesat e Polonisë për reparacione.
Reparacionet e luftës janë „një çështje e përgjegjësisë dhe moralit”, ka thënë presidenti polak, Andrzej Duda për gazetën Bild të shtunën (31.08). Lufta, për të cilën flasim sot ka shkaktuar në Poloni dëme të jashtëzakonshme.
Parlamenti polak do të paraqesë për këtë një faturë.
Gati 6 milionë qytetarë polakë janë vrarë, qytetet tona u rrënuan, kryeqyteti ynë u shkatërrua tërësisht, është shprehur kreu i shtetit polak për gazetën gjermane. Shumica ishin civilë të pafajshëm, të vrarë në bastisje, aksione të ndryshme, në geto dhe kampe përqendrimi. Ne nuk e harrojmë këtë: Gati gjysma e viktimave polake, tre milionë vetë ishin hebrenj, të shuar brutalisht nga ideja e çmendur racore e Hitlerit.
Do ta gjejmë një zgjidhje
Nga ekspertizat e kryera me porosinë e ish-presidentit, Lech Kaczynski, sipas Dudas, duket qartë, se këto dëme nuk janë dëmshpërblyer kurrë. Një komision i parlamentit në Varshavë do të paraqesë shpejt një faturë në raportin përfundimtar.
“Jam i sigurt, ne do ta gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Duda për Bild”.
Në të njëjtën kohë, kreu i shtetit polak kujtoi marrëdhënien e mirë mes Gjermanisë dhe Polonisë, që është shembull për popujt e kësaj bote.
Sipas presidentit polak, Gjermania dhe Polonia janë pajtuar, në të gjitha drejtimet.
Steinmeier në Vielun
Të dielën, më 1 shtator në ceremoninë përkujtimore të sulmit të aviacionti ushtarak gjerman kundër qytetit të vogël polak, Vielun, merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Sulmi i Gjermanisë naziste kundër Polonisë më 1 shtator 1939 shënoi edhe fillimin e Luftës së Dytë Botërore, gjatë së cilës deri në vitin 1945 humbën jetën 80 milionë vetë. Gjermania e konsideron të mbyllur çështjen e reparacioneve dhe i referohet me këtë “Marrëveshjes Dy-plus-Katër”, për pasojat në politikën e jashtme të bashkimit gjerman në vitin 1990.
Në marrëveshjen mes Republikës Federale Gjermane, RDGJ-së, dhe katër ish-fuqive pushtuese, SHBA, Bashkimi Sovjetik, Franca dhe Britania e Madhe nuk përmenden shprehimisht reparacionet e luftës./DW
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën