Lucas Torreira u fotografua me lot në sy pas asaj që i ndodhi Granit Xhakës me fansat e Arsenalit

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira, ishte mërzitur shumë dhe kishte qarë prej asaj që i ndodhi Granit Xhakës nga tifozët e klubit në ndeshje me Crystal Palace të dielën.
Shqiptari pas gjysmë ore lojë u zëvendësua me Bukayo Sakan, kur rezultati ishte i barabartë.
Xhaka e hoqi shiritin e kapitenit dhe ia gjuajti Pierre-Emerick Aubameyangut, ndërsa ecte me qetësi dhe kjo bëri që tifozët të shpërthenin.
Torreira, që ishte duke e bërë nxehjen, u fotografua nga një fotograf, duke u parë i mërzitur, ku i shkoi edhe loti.
Ka qenë fotografi Stuart MacFarlane që i ka postuar mesfushorit.
Është njoftuar sot nga trajner Unai Emery që lojtari nuk do të luajë ndeshjen e Kupës ndaj Liverpool në Anfield të mërkurën. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals























































