Analisti Fatos Lubonja e ka quajtur injorancë të Edi Ramës deklaratën e këtij të fundit për Akropolin, që tha se “është në këmbë falë shqiptarëve”.
Duke folur në studion e News24, Lubonja u shpreh se një Kryeministër nuk mund të bëjë të tilla deklarata, pasi tregon injorancën e tij dhe prish imazhin e vendit.
“Nuk e lexova (deklaratën e Ramës) thjesht në aspektin politik e diplomatik, por edhe në aspektin e njeriut të kulturës. Them se është tronditëse pasi tregon injorancën e kryeministrit tonë çka është e rëndë edhe për imazhin e Shqipërisë. Pse e them këtë? Sepse Partenoni, si ‘gioiello’ i Akropolit, është një nga 10 mrekullitë e botës dhe çdo student madje çdo fëmijë duhet ta dijë historinë e tij, si histori e antikitetit grek. Ku qëndron mosdija në rastin e Ramës? Historia tregon se Partenoni ka qenë tempull i Athinës në Antikitet, në kohën e Krishterimit u bë kishë, pastaj në kohën e osmanëve u bë xhami dhe ajo gravura që ka nxjerrë Rama, po ta vini re, ka dhe një xhami. Puna është se deri në vitin që përmend Rama (1687) ai ka qenë një ndërtesë që, me gjithë ndryshimet nga brenda, ka qenë e ruajtur si srukturë.
Ështëpikërisht rrethimi që ka bërë Francesco Morozini që ka shkatërruar Partenonin. Osmanët e përdorën atë për të futur barutin meqenëse ishin të rrethuar. Jemi në një nga luftrat mes Venedikut dhe Perandorisë Osmane, nuk bëhet fjalë aty për Shqipëri apo Greqi. Kjo është një nga ato luftëra, – quhet lufta e Peloponezit, – ku pasi morën këtë venecianët rrethuan Athinën. Në këtë moment, kur osmanët kanë futur barutin në Partenon, bombardimi nga venecianët bëri që disa predha të shkojnë tek baruti dhe shpërthimi shkatërroi Partenoni. Pra, në të kohë, nuk u ruajt, siç thotë Rama, por u shkatërrua. Ashtu siç dihet se Morozini, që më pas u bë Doxha i Venecias ka bërë edhe plaçkitje atje. Një nga luanët e Pireut, vepër e antikitetit grek, që është sot në Piaza San Marco në Venecia gjatë kësaj kohe është marrë dhe sot e kësaj dite ka një problem të madh mbi atë se si është grabitur Greqia. Sepse më pas Athinën e morën përsëri osmanët, (në 715), ndërtuan një xhami të vogël brenda Parthenonit sepse ishte shembur dhe filluan t’i shesin Perëndimit
objektet. Siç shihet kemi të bëjmë edhe me injorancën e asaj kohe. Një nga atashetë, e marshallit suedez që luftonte atje, megjithatë, i ka thënë këtij Morozinit, ‘ça po bën, si mund të bombardohet një ndërtesë që ka jetuar mbi 2 mijë vjet’? Kjo e Ramës është injorancë jo vetëm pse nuk njeh historinë e Partenonit, që mund ta lexonte. Por edhe përsa i përket vizionit që ka për kufijtë e shteteve tona. Në kohën në fjalë nuk kishte Greqi dhe as Shqipëri por Perandori Osmane. Kur u krijua Shqipëria, gjithë kjo zonë për të cilën flet Rama dhe Vorio-Epiri e Himara ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Popullsia ishte e përzierë dhe nuk kishte kufi të ndarë. U bënë luftat ballkanike që u krijua Shqipëria për 1 mijë arsye.
Të thuash Himara ka qenë gjithmonë Shqipëri është të bësh akoma historiografinë e Enver Hoxhës dhe kjo është turp për një kryeministër, për një intelektual. Janë procese historike që duhet t’i njohë një intelektual, aq më tepër një politikan që duhet të ketë parasysh edhe diplomacinë sepse injoranca të prish punë edhe për imazhin”, tha Lubonja.
Sipas Lubonjës, ‘ajo që bën kryeministri në këtë rast është përdorimi i nacionalizmit për qëllime pushteti dhe për të mbuluar ato gjëra që po bën në Jug që përveç të tjerave janë edhe grabitje e pronës së banorëve të Jugut’.
“Aty ka një grabitje, ka një dhunim. Nuk është hera e parë që Kryeminstri përdor gjuhën nacionaliste për të bërë shkatërrime. Siç ndodhi atëherë me kishën e Dhërmiut. Qëllimi është tjetër, që të çon në atë thënien e famshme “nacionalizmi është streha e fundit e horrave”, theksoi Lubonja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët