Dashuria për kitarën i lindi rastësisht nga filmi “Netët e Andaluzisë” dhe u bë pjesë e traditës familjare. Luan Sapunxhiu - i biri Jahës që mbolli “virusin” e kitarës - dashurinë dhe dijen për kitarë e përçoi tek të tjerët. Në mesin e shumë nxënësve të tij ka qenë edhe kitaristi - tashmë me famë botërore - Petrit Çeku.
Luani është artist i kitarës. I njohur dhe vlerësuar jo vetëm në qytetin e Pejës, por edhe nga muzikantët e mëdhenj që kanë bërë emër me kitarë. Jetën e tij ia ka kushtuar tingujve mahnitës, që i kanë buruar mbi telat e kitarës së tij magjike.
Pasioni i kitaristit zgjon kërshërinë për të mësuar për talentin e këtij njeriu të madh, këtij profesori të njohur.
Ka lindur më 6 tetor të vitit 1953. Ndonëse mundohet t’i shmanget deklarimeve me qasje romantike, megjithatë kitara ka qenë fati i tij që nga ajo ditë. Kitara ishte në dhomën ku jetonin babai Jahjai, nëna Sabrije, axha Riza dhe vëllai Adnani.
Për dallim nga gjenerata që inspirohej nga rocku, ajo që e tërhoqi Luanin ishte muzika flamengo, të cilën babai i tij e "dashuroi" që në rininë e hershme, atëherë kur – nga fundi i viteve ’30 – në kinemanë e Pejës e kishte shikuar filmin "Netët e Andaluzisë", me artisten dhe këngëtaren e njohur Magdalena Nile del Río – e njohur si Imperio Argentinen – në rolin kryesor.
Që atëherë, babai i Luanit ishte në kërkim të kitarës. Dëshira iu plotësua pjesërisht kur nga një ushtar italian e bleu një mandolinë. Kitarën e vërtetë e mbante në dorë disa vite më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur u bë anëtar i shoqërisë kulturoro-artistike – "Përparimi ".
Duke e kujtuar atë kohë, një ndër kitaristët e parë të kitarës klasike – i ndjeri Selajdin Daci – disa ditë para vdekjes, babait të Luanit i kishte thënë: "Luan, Jaha është i pari që e shpërndau virusin e kitarës në Kosovë".
Ishte shumë i vogël kur babai gjente mënyra për ta “furnizuar” me shirita dhe LP të mbushura me qindra këngë dhe kompozime flamengo. Shumë herët kishte mundësi t’i dëgjonte kitaristët, si: Augustin Castello-Sabicas, Carllos Montoya, Nino Ricardo. Pastaj, këngëtarët Angelillo, Juanito Vallderama, Imperio Argentino, Lola Flores, Lolita Sevilla etj. Nuk ngopej duke dëgjuar Filarmoninë e Parisit me veprat nga Mannuell de Falla, Enrico Granados etj., të dirigjuara nga Enrique Jorda.
Si nëntëvjeçar, mësoi melodinë e parë dhe prej atëherë kitara u bë pjesë e përditshmërisë së tij. Megjithatë, në moshën 13-14 vjeç, u “detyrua” të bëhej edhe roker. Bashkë me shokët: Efraim Kastratin (këngëtar dhe kompozitor i diplomuar në kanto) dhe Bedri Islamin (këngëtar) – me të cilët ka edhe afërsi familjare – formon grupin "Meridianët". Këtij grupi, në kohën e shkollës së mesme (1968/72), kur ishin shumë aktivë me ballot e së shtunave mbrëma, iu bashkuan edhe Bujar Sapunxhiu dhe Adnan Zatriqi. Luanin këngët e "The Beatles", Elvis Prisleyt, Adamos, Albanos, " Creedence Clearwater Revival”, “Led Zeppelyn” etj.
Ishte kjo koha kur nisi ta tërhiqte edhe kitara klasike, e për të cilën frymëzohej nga Ehat Musa, që ishte tri gjenerata para tij në gjimnaz, por me të cilin pati rastin që të luante në kitarë. “Me Ehatin, më intensivisht fillova të shoqërohesha në vitin 1976. Edhe pse atëbotë ai ishte kitarist i njohur në botë dhe jetonte në Paris, Ehati me vizitat e përvitshme ishte shumë prezent në Pejë. Me shumë dashamirësi ai e përcillte përvojën e tij tek unë dhe shokët e mi, Fuat Kollçaku (i ndjeri ishte njohës i jashtëzakonshëm i kitarës klasike dhe i muzikës klasike në përgjithësi) dhe Xhevdet Sahatçiu (tani profesor i kitarës në Akademinë e Zagrebit dhe në atë të Prishtinës)”.
Gjatë viteve ’80 Luani shoqërohej shumë me Xhevdet Sahatçiun. Ishte koha kur ai, si student i Akademisë në Zagreb, e furnizoi me gjithë literaturën nga repertori i kitarës.
Më 1985 filloi të punonte si bashkëpunëtor i jashtëm në shkollën e muzikës. Ishte hera e parë që hapej një klasë e kitarës në Kosovë. Nga ajo kohë, i kujtohet një gjeneratë shumë e mirë e nxënësve, e cila, fatkeqësisht, dështoi për shkak të situatës politike, si: Valon Sheremeti, Qamil Gashi, Almedin Berisha, Kreshnik Radoniqi, Adrian Sapunxhiu, etj.
“Vitet ’90 i kujtoj me koncertet që i organizonim në kuadër të institucioneve paralele të Republikës së Kosovës, si koncerti i nxënësve të mi dhe i profesoreshës Syzana Jakupi, në Kishën katolike të Pejës; koncerti solistik i Syzana Jakupit në Gjakovë dhe Prizren, ku isha mysafir; koncertet e Dardan dhe Xhelal Bakraçit në Pejë dhe Prishtinë… Pastaj, me paraqitjen me pikë muzikore në Kuvendin II të LDK-së, në Presidencën e atëhershme të Republikës së Kosovës, para kryetarit Rugova; në Akademinë e Arteve dhe të Shkencave të Kosovës për ditëlindjen e 80-të të akademikut Idriz Ajeti; në takimet e Gjeçovit në Zym, etj.”.
Koncerti në Prizren ishte shkas që Luani të ftohej për ta udhëhequr klasën e kitarës në shkollën e muzikës "Lorenc Antoni", ku si bashkëpunëtor i jashtëm punoi në periudhën kohore 1994-2003. Ishte kjo koha kur punonte me gjeneratën e artë të kitaristëve të njohur sot, si: Petrit Çeku, Elvis dhe Gjulian Bytyçi, Drilon Çoçaj, Dukagjin Islamaj etj.
“Pas luftës vazhdova të punoj në shkollën e muzikës "Halit Kasapolli" në Pejë, ku shpresoj ta përjetoj pensionin, sepse, ashtu siç ndodh në shtetet e porsaformuara, ligji është rigoroz në çështjet anësore. Për çdo fillim të vitit, më duhet të aplikoj për mësimdhënës në shkollën e muzikës dhe kjo gjë më ka lodhur sepse, si më thuhet: "… ke punuar mirë dhe fryt i kësaj janë kitaristët me diplomë të cilën ti nuk e ke!" … Sinqerisht, do të isha shumë i lumtur po të kisha mundësi ta dhjetëfishoja konkurrencën”. /Telegrafi/
Foto: Dini Begolli
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtypi: Mjaft, faleminderit

Vëllai i Besar Nimanit, Berati dorëzohet në polici

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Nis numërimi i fletëvotimeve të ardhura nga diaspora përmes postës

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet