LAJMI I FUNDIT:

”Luani i Artë” për karrierën shkon për regjisorin Almodovar

”Luani i Artë” për karrierën shkon për regjisorin Almodovar

Regjisori i njohur spanjoll, Pedro Almodovar, fitoi çmimin e ”Luanit të Artë” për karrierën, në Festivalin e Filmit të Venecias të këtij viti, bënë të ditur organizatorët.

Në një shënim, drejtori i festivalit, Alberto Barbera, e quajti Almodovarin “regjisor i cili na ofroi portretet më shumëformëshe, kontroverse dhe provokuese të Spanjës post-Franko”.


Filmat e tij përballen me “shkeljet, dëshirën dhe identitetet” dhe janë të mbushura me “humor gërryes” dhe të stolisur me një “shkëlqim vizual”, që shprehimisht i referohet estetikës së fushës dhe artit pop’’, tha Barbera.

“Ky luan i artë do të bëhet kafsha ime shtëpiake, së bashku me dy macet me të cilat jetoj. Faleminderit nga thellësia e zemrës për dhënien e këtij çmimi,” u shpreh Almodovar.

Venecia pret festivalin më të vjetër të filmit në botë, i themeluar në vitin 1932, dhe edicioni i këtij viti është planifikuar nga 28 gushti deri më 7 shtator.