Nën përkujdesjen e Shoqatave të dalura nga Lufta, është mbajtur Akademi Përkujtimore në 21-vjetorin e rënies së Dëshmorit të Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj.
Në këtë akademi, ku të pranishëm ishin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministra, deputetë, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, kryetarë të komunave, u fol për figurën e lavdishme të Gjeneral Major, Luan Haradinajt, luftëtarit të orëve të para të UÇK-së.
Kryeministri Ramush Haradinaj, falënderoi për organizimin dinjitoz të akademisë, në nderim dhe lartësim të veprës së një luftëtari të lirisë, në këtë rast të Luan Haradinajt.
“Është e pamundur që veprën e luftëtarit të lirisë ta dëshmojmë me një akademi, por megjithatë ky kujdes i juaji na nderon edhe neve si familje, si bashkëluftëtarë. Andaj, duke shprehur respektin më të madh për të gjithë të rënët për liri që po i kujtojmë këto ditë, njëkohësisht për të gjithë juve që na keni nderuar, ju them Lavdi të rënëve për liri”, tha kryeministri Haradinaj.
Para të pranishmëve, në emër të institucioneve të Kosovës, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se luani paraqet një personalitet të rrallë të lëvizjes kombëtare.
“Luani ishe njeri i shëmbëlltyrës, dinjitetit, virtytit dhe krenarisë kombëtare. Luani ishte prej veprimtarëve të parë të UÇK-së. Luani ishte fjalë pak, por trim i paparë. Luan Haradinaj është njeriu që theu dhe shembi gurin shqiptar për herë të parë në kufij”, tha presidenti Thaçi, duke theksuar se Luani është personifikimi më monumental për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në emër të Shoqatave të Dalura nga Lufta, Xhavit Jashari, tha se Luani në moshën 19-vjeçare ishte bëri njëri ndër veprimtarët e dalluar të luftës për liri, andaj edhe lufta dhe rënia dhe tij kanë përmasa kombëtare.
“Luani jo vetëm se ishte pjesë e luftës, por ai ishte një figurë bashkuese për ta shtrirë këtë luftë në gjithë territoret e tokave të pushtuara shqiptare”, tha Jashari.
Për luftën e UÇK-së dhe figurën e Luanit, me një kumtesë para të pranishmëve foli profesor Emin Kabashi, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMinistri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë
"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën
"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin
Anomali në gravitetin hapësinor - a është në rrezik teoria e Ajnshtajnit?
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus që vlen 800 milionë dollarë