LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Të ndalohen menjëherë sulmet ndaj gazetarëve

LSDM: Të ndalohen menjëherë sulmet ndaj gazetarëve

Përmes një komunikate dërguar Telegrafit Maqedoni, LSDM-ja ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm ndaj gazetarit të TV Telmas, duke kërkuar nga partia në pushtet që të ndalojë dhunën ndaj gazetarëve.

“Drejtësia ndaj krimit është e pashmangshme, por siç u pasuruan vetë tani vetë duhet të japin përgjigje. Panika të cilën e hapin nuk do t’u sjellë lehtësime në përgjegjësi. Për fat të keq sulmi fizik dhe pengimi i të vërtetës kanë qenë vendimet kryesore në regjimin e Nikolla Gruevskit. Pas fitores së 11 dhjetori, gazetarët do të mund lirshëm të informojnë dhe të kritikojnë punën e institucioneve, liria e mediave do të kthehet dhe Maqedonia kurrë më nuk do të rangohet si vend me dhunë ndaj mediave nga organizatat relevente”, deklarojnë nga LSDM-ja./Telegrafi/


Sulmi i gjashtë ndaj gazetarëve në Maqedoni
Lexo po ashtu Sulmi i gjashtë ndaj gazetarëve në Maqedoni