LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mos ta humbasim mbështetjen amerikane për integrimin në BE!

LSDM: Mos ta humbasim mbështetjen amerikane për integrimin në BE!

LSDM-ja vlerëson se mbështetja e fortë e SHBA-së për të vazhduar rrugën evropiane është një mundësi historike dhe duhet shfrytëzuar tani. Zëdhënsi i partisë Darko Kaevski ka deklaruar se është koha për të “votuar për Evropën” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

“Të votojmë sepse nuk kemi kohë për të humbur dhe sepse nuk e dimë nëse dhe kur do ta marrim përsëri këtë shansë”, ka deklaruar zëdhënësi i partisë në pushtet.


Ai tha se nuk duhet ndaluar kur procesi i skriningut po shkon mirë dhe së shpejti do të përfundojë me sukses.

“Në emër të interesave kombëtare dhe shtetërore, në emër të identitetit të vendit dhe anëtarësimit në BE, LSDM i bën thirrje OBRM-PDUKM-së që të mbledhë kapacitete, të mendojë dhe të vendosë në radhë të parë interesin shtetëror. OBRM-PDUKM duhet të vendosë nëse do t’i bashkohet bllokut pro-evropian apo do të mbetet peng i të majtës pro-ruse dhe bllokut anti-evropian”, tha Darko Kaevski.

Sipas tij, nëse humbet ky moment politik dhe kjo mbështetje e fortë nga Evropa dhe SHBA, rreziku është që Maqedonia e Veriut të mbesë jashtë proceseve euro-itegruese, ndërsa vendet e tjera të rajonit të avancojnë drejt BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori