LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Mickoski është lojtar anti-maqedonas dhe anti-perëndimor në duart e Gruevskit

LSDM: Mickoski është lojtar anti-maqedonas dhe anti-perëndimor në duart e Gruevskit

Partia maqedonase në pushtet LSDM reagoi ndaj fjalimit të kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hirstijan Mickoski.

“Hristijan Mickoski sonte e vërtetoi atë që tashmë qytetarët tashmë shumë mirë e dinë: se ai nuk është asgjë tjetër përveç një lojtar anti-maqedonas dhe anti-perëndimor në duart e Nikolla Gruevskit”, thonë nga LSDM-ja duke shtuar se Mickoski nuk lë mundësi që t’u thotë qytetarëve se është kundër BE-së dhe NATO-s dhe se me çdo kusht punon kundër interesave të qytetarëve dhe kundër interesave shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas LSDM-së, është mirë për Maqedoninë fakti që bartësi i kriminalitetit dhe regjimit, Nikolla Gruevski bashkërisht me lojtarin e tij anti-perëndimor Hristijan Mickoski janë mposhtur nga qytetarët, nga shumica e deputetëve në Kuvend, madje edhe nga vetë partia.

Mickoski deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese: Tradhtuat Maqedoninë (Video)
Lexo po ashtu Mickoski deputetëve që votuan ndryshimet kushtetuese: Tradhtuat Maqedoninë (Video)

“Të fundosur në izolim dhe në errësirën e tyre që e promovojnë, Mickoski dhe Gruevski shfaqin nervozë të madhe me humbjen që ju ndodh”, kumtojnë nga LSDM-ja.

LSDM-ja thotë se vizitat e përfaqësuesve të botës demokratike të cilët nuk e takuan Mickoskin, në mesin e të cilëve edhe përfaqësuesi i ShBA-ve, është edhe një vërtetim se kryesia e OBRM-PDUKM-së mbetet në izolim të thellë.

“Maqedonia dhe qytetarët e saj në mënyrë të pandalshme ecin drejt të ardhmes dhe integrimit në BE dhe NATO, ndërsa kryesia e OBRM-PDUKM-së dhe Mickoski mbeten të bllokuar në izolim”, thuhet në reagimin e LSDM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori