LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Kryetari i komunës Gjorçe Petrov ka dështuar

LSDM: Kryetari i komunës Gjorçe Petrov ka dështuar

Nga LSDM-ja sot dërguan kritika për udhëheqjen e komunës Gjorçe Petrov nga OBRM-PDUKM-ja dhe theksuan se nevojitet vetëqeverisje e re lokale e cila do të punonte në interes të banorëve të saj dhe komunën do ta bëjë moderne dhe evropiane.

“Komunës Gjorçe Petrov i nevojitet mënyrë e re e udhëheqjes së komunësë, përkundër qeverisjes së papërgjegjshme 12-vjeçare të OBRM-PDUKM-së dhe kryetarit të komunës Sokoll Mitrovski”, deklaroi sot Kostadin Aceski, kryetar i LSDM-Gjorçe Petrov.

Aceski pohoi se gjatë tre mandateve të qeverisjes në komunën Gjorçe Petrov pushteti lokal i OBRM-PDUKM-së ka harxhuar mbi 50 milionë euro të holla dhe e ka futur në borxh komunën me 160 milionë denarë, por që kjo nuk i ka përmirësuar kushtet për jetesë.


“Ambulanca po rrënohet, fëmijët në shkollën fillore në Novo Sellë ‘Tihomir Milloshevski’ mësojnë në kushte joadekuate hapësinore. Nuk ka vende të mjaftueshme në kopshtet për fëmijët dhe prindërve kjo u nevojitet. Rrugët bëhen liqene gjatë reshjeve të para të shiut”, tha Aceski. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori