LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Është hequr pengesa e fundit në rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO

LSDM: Është hequr pengesa e fundit në rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “me ratifikimin e marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë o zgjodh kontesti 27 vjeçar që ndalonte zhvillimin e rajonit”.

Sipas LSDM-së, është hequr pengesa e fundit në rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kontesti është në interesin e shtetit, qytetarëve, dhe interesave kombëtare dhe shtetërore. Identiteti maqedonas, gjuha maqedonase dhe veçantia janë siguruar dhe përforcuar, një herë e përgjithmonë të pranuar nga e gjithë bota, e ardhmja e Maqedonisë është në NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.


Me anëtarësimin e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s, siç thonë nga LSDM, do të thotë siguri më të madhe dhe mbrojtje të përhershme të kufijve duke përfshirë këtu edhe qasje në treg më të madh, investime të reja dhe vende pune të reja, paga më të larta dhe standard më të madh jetësor.

“Marrëveshja e Prespës është shembull për zgjidhjen e kontestit disa dekadësh në interes të të dyja palëve dhe është model për zgjidhjen e problemeve të ardhshme në rajon dhe botë”, thonë nga LSDM duke falënderuar të gjitha forcat politike që mbështetën marrëveshjen që siguron zhvillim, paqe dhe prosperitet për gjithë rajonin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Maqedonci jep detaje për marrëveshjen me ShBA-të: Do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Lajme
Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Lajme
Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Alergji nga pickimi i bletës? Alergologu Halimi tregon si duhet të veprohet në ato momente

Lajme
Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori