LSDM: Çështja është a do të jep dorëheqje Mickoski


Nga partia në pushtet LSDM, kanë reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovit i cili kërkoi formimin e qeverisë teknike.
Nga atje thonë se çështja është nëse Mickoski do të jep dorëheqje.
"Çështja është nëse Hristian (Hidro) Mickoski a po mendon dorëheqje? Qytetarët i mposhtën politikat destruktive të humbjeve të Mickoskit dhe OBRM-PDUKM-së në zgjedhjet presidenciale, humbjet në zgjedhjet lokale në Ohër dhe Novo Sellë", thuhet në reagimin e LSDM-së.
Përveç kësaj, partia në pushtet komenton se raporti i përparimit i Komisionit Evropian mbi reformat është më pozitive ndonjëherë, dhe vendi është përmendur si një shembull i shkëlqyer në rajon./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/06/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































