LAJMI I FUNDIT:

LR-PDSH: Të mos kursehet asnjë zyrtar politik apo shtetëror

LR-PDSH: Të mos kursehet asnjë zyrtar politik apo shtetëror

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, LR-PDSH-ja mbështet PSP-në, duke bërë thirrje që të mos kursehet asnjë zyrtar politik apo shtetëror.

Në kumtesën e kësaj partie mes tjerash thuhet se ”rasti të cilën tanimë e ka marrë në shqyrtim edhe Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë në lidhje me procesin gjyqësor që zhvillohet në gjykatën e New York-ut për rastin ”Deutsche Telekom” në të cilën akuzohen dy zyrtarë të lartë të Magyar Telekom se me kontrata fiktive kanë korruptuar politikan dhe zyrtar politik të Maqedonisë, me qëllim bllokimin e konkurrencës në punën e Telekomit, flet qartë për dyshimet për keqpërdorim të kësaj garniture shtetërore.


LR-PDSH inkurajon Prokurorinë Speciale Publike, që pavarësisht ngërçit të krijuar politik, të vazhdojë me hetimet e saja në kuadër të mundësive Juridike, por edhe të bashkëpunojë me Gjykatën e New York-ut, e cila tani më ka prova për rastin e Magyar Telekomit dhe për përfshirjen e zyrtarëve qeveritar vendas në marrje të ryshfetit, duke i keqpërdorur pozitat dhe funksionet politike.

LR-PDSH inkurajon Prokurorinë Speciale Publike që të jetë e pa kompromis në ndëshkimin e personave të implikuar në krim dhe korrupsion, jo vetëm në rastin e Magyar Telekomit, por në çdo rast tjetër për të cilën ekzistojnë dyshime për përfshirje të përfaqësuesve qeveritar. Qytetarët dhe votuesit, po presin efektet e ndryshimit politik dhe instalimin e shtetit të së drejtës, zbardhjen e të gjitha rasteve te krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes.

LR-PDSH, si subjekt politik, jep mbështetje te pa rezervë të gjithë faktorëve relevant që do të zbardhnin çdo aferë korrupsioni. Qytetarët e Maqedonisë meritojnë të mësojnë të vërtetën. Qytetarët duhet të dinë se kush dhe ne çfarë mënyre i ka keqpërdorur dhe vjedhur paratë e tyre. Kryerësit e veprave penale duhet sa më parë të dalin para një drejtësie të pavarur”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LR-PDSH-së./Telegrafi/