LAJMI I FUNDIT:

LQMM: Pas festave vazhdojmë aty ku mbetëm (Foto)

LQMM: Pas festave vazhdojmë aty ku mbetëm (Foto)

Pas mbarimit të festave, vazhdojmë aty ku mbetëm. Gjithmonë jemi këtu për Maqedoninë, sepse atdheu ynë është mbi të gjitha, shkruan Aleksandar Pandov nga LQMM në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në nder të festave të Pashkëve nga LQMM prej sot dhe në disa ditë të ardhshme do të pauzojë me tubime qytetare.


Lëvizja qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë në periudhën e kaluar, përmes mbështetjes masive që kanë dhënë qytetarët, të rinj dhe të vjetër, nga të gjitha nacionalitetet dhe besimet kanë treguar dhe vërtetuar se vendi është mbi të gjitha. Falenderime qytetarëve nga Manastiri, qytetarëve të Velesit, Shtipit, Radovishanit, Strumicës, banorët e Koçanit, Vinica, Sveti Nikollë, Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Gjevgjeli, Ohër dhe shumë qytete të tjera që kanë dhënë mbështetje, kontributin e tyre që dolën në tubime qytetare . Ne treguam se Maqedonia është mbi të gjitha, treguam qartë se njerëzit e duan vendin e tyre, duan të kapërcejnë krizën, dhe se dalja është nëpërmjet zgjedhjeve më 5 qershor, sepse nuk ka demokraci më të madhe dhe liri nga ajo që populli të vendos për të ardhmen dhe fatin e tyre. Populli në mënyrë të fuqishme dhe me vendosmëri treguan se ndaluan në rrugë të të gjitha forcave destruktive dhe kundër lakimimit mbas shpine, për shkak se populli i Maqedonisë ka dinjitet dhe e do vendin e tij. Ne vazhdojmë me misionin tonë dhe qëllimet tona, por në të njëjtën kohë ne duam të njoftojmë se për nder të festave LQMM prej sot dhe në disa ditë të ardhshme do të ndalemi me tubime qytetare. Pas përfundimit të festave, ne vazhdojmë aty ku kemi mbetur. Ne jemi gjithmonë këtu për Maqedoninë, për shkak se vendi ynë është mbi të gjitha’, ka shkruar Aleksandar Pandov nga LQMM në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/