LAJMI I FUNDIT:

Louise Gluck fiton Nobelin për Letërsi

Louise Gluck fiton Nobelin për Letërsi

Poetja amerikane Louise Gluck, është shkrimtarja e parë amerikane që fiton çmimin Nobel për Letërsi në 27 vjet.

Gluck, cituar për “zërin e saj poetik të pagabueshëm që me një bukuri të rreptë e bën ekzistencën individuale universale”, është gruaja e 16-të që fiton Nobelin dhe e para amerikane që kur Toni Morrison mori çmimin në 1993.


Këtë vit çmimi vlen 10 milionë korona suedeze (rreth 960 mijë euro). Ajo i akordohet nga Akademia Suedeze me 18 anëtarë, shkrimtarit që ata mendojnë se ka përmbushur kushtin e përcaktuar me fjalët disi të vrazhda të vullnetit të Alfred Nobel: të “ketë prodhuar në fushën e letërsisë veprën më të shquar në një drejtim ideal”.