Kompania Lotus ka plotësuar në mënyrë optimale zbrazëtirën ndërmjet modeleve Exige Sport 380 dhe Exige Race 380.

Në kompani edhe një herë kanë gjetur mënyrën që veturën e tyre ta bëjnë edhe më të shpejtë dhe zbrazëtira ndërmjet modelit standard Exige Sport 380 dhe modelit Exige Race 380, i cili mund të përdoret vetëm në gara të vozitjes, të plotësohet me modelin Exige Cup 380, transmeton KosovaPress.


2 9

Exige Cup ka motor me 3,5 litra V6, 380 kuaj fuqi dhe 410 Nm të rrotullimeve momentale. Bartja e fuqisë në boshtin e pasmë kryhet përmes ndërruesit me gjashtë shpejtësi.

Vetura, e cila mund të përdoret në gara sportive, por edhe në rrugë, prej 0 deri 100 km në orë i arrin pas 3,4 sekondash, 0,1 sekonda më shpejt se sa versioni Sport, por edhe 0,2 sekonda më ngadalë se sa versioni më i lehtë Race. Masa e automobilit është 1.057 kilogramë, ose 53 kg më pak se sa versioni Sport 380.

3 10

Exige Cup 380 kushton hiq më pak se 109.900 euro dhe Lotus do të prodhojë vetëm 60 vetura të tilla.