Lotina Haziri shfaqet në formë të mrekullueshme në pushime pranë Mozzikut

Prezantuesja e njohur, Lotina Haziri, ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi nga pushimet verore, ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, këngëtarin Mozzik.
Në imazhet e publikuara, Lotina duket e relaksuar dhe në formë shumë të mirë, duke shijuar ditët me diell pranë bregdetit.
Ajo ka zgjedhur një stil të thjeshtë, por elegant për këtë periudhë pushimesh, ndërsa vëmendjen e tërheq buzëqeshja dhe energjia pozitive që reflekton.

Çifti është parë shpesh kohëve të fundit së bashku, duke ndarë momente nga jeta e tyre private dhe duke treguar hapur lidhjen që kanë.
Mozzik dhe Lotina po shijojnë kohën e lirë në mesin e angazhimeve të shumta profesionale, ndërsa ndjekësit kanë komentuar me shumë simpati përputhshmërinë e tyre si çift.
Fotografitë e fundit kanë marrë reagime të shumta pozitive në rrjete sociale, ku fansat i kanë komplimentuar për paraqitjen e tyre dhe atmosferën e ngrohtë që përcjellin. /Telegrafi/



























































