LAJMI I FUNDIT:

Lotët për Lennonin

Lotët për Lennonin
Paul McCartney (Foto: Getty Images)

Miku dhe kolegu në grupin The Beatles, Paul McCartney, ka thënë se ende kur i bie në mend vdekja e John Lennonit, ai fillon të qajë për shkak të mënyrës së pakuptimtë se si kishte marrë fund jeta e shokut të tij.

McCartney dhe Lennon ishin pjesë e bendit, The Beatles, aktit më me ndikim në historinë e muzikës.

“Nganjëherë përshkohem nga mendime dhe disi them: ‘Nuk e di se pse nuk filloj të qaj për çdo ditë, sepse është aq e rëndë’”.

Lennon u vra 40 vjet më parë nga fansi i tij Mark Chapman, në hyrje të ndërtesës ku banonte në Nju-Jork.