Loredana publikon setin më të ëmbël familjar, Karim dhe Hana marrin tërë vëmendjen

Loredana ka ndarë me ndjekësit e saj një set të ri fotografish që ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.
Në imazhet e publikuara, përveç stilit të saj të veçantë dhe paraqitjes gjithmonë të kuruar në detaje, pjesë e fotografive janë edhe Karim dhe vajza e saj, Hana.
Artistja vazhdon të dallohet për estetikën unike që e ka karakterizuar ndër vite, duke kombinuar elegancën me një frymë moderne dhe personale.

Megjithatë, këtë herë janë momentet familjare ato që kanë marrë më shumë vëmendje nga publiku.
Karim shihet në disa prej fotografive duke u kujdesur me përkushtim për Hanën, një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Afërsia mes tij dhe vogëlushes duket e natyrshme dhe plot ngrohtësi, teksa në disa imazhe ata shfaqen të përqafuar.
Në një tjetër fotografi, Hana pozon pranë një posteri ku Karim duket të jetë pjesë e një reklame, duke krijuar një moment simbolik dhe të ëmbël që ka marrë komente të shumta pozitive.
Seti i ri i fotografive jo vetëm që thekson stilin e Loredanës, por edhe harmoninë dhe lidhjen e bukur mes tyre. /Telegrafi/

































































