LAJMI I FUNDIT:

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Gjatë një bisede me Gertën dhe Laertin në oborrin e Big Brother VIP Albania, Loredana foli hapur për marrëdhënien e saj me Jozin, duke pranuar se e kishte humbur veten në këtë raport.

Pavarësisht se babai i saj e kishte paralajmëruar të mos hynte në këtë lidhje kur erdhi në shtëpi, ajo e vazhdoi atë.

Tani, me një këndvështrim më të qartë, Loredana shprehu zhgënjimin e saj.


Foto: Screenshot/Instagram

“Kam qenë komplet brenda një hijeje dhe babi ka pasur të drejtë”, tha ajo.

Gerta e pyeti nëse kjo do të thoshte se kishte qenë nën hijen e Jozit, ndërsa Loredana pranoi: “Isha shumë e verbuar nga ajo që kisha me të”.

Laerti kujtoi momentin kur i kishte thënë se po humbiste identitetin dhe theksoi se kishte pasur të drejtë.

Gerta vazhdoi me pyetjen nëse ajo kishte filluar të dyshonte për ndjenjat e Jozit.

“Tani që kam dalë pak nga kjo hija, nuk e ndiej më atë kimi që kisha çdo ditë. Njeriun që doja dhe që më pëlqente, nuk e shoh më përpara. Dhe kur u ngrita në këmbë, kuptova se kisha mbajtur shumë gjëra brenda vetes që s’më takonte t’i mbaja”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse kjo kishte ndodhur në raport me Jozin, Loredana e konfirmoi: “Po, në raport me Jozin.”

Ndërkohë, Laerti vuri në dukje se sa herë Loredana përpiqej të shprehej, ajo kthente sytë nga Jozi, duke lënë të kuptohet ndikimi që ai kishte mbi të.

Laerti po ashtu u shpreh qe kishte pare Loredanën duke humbur identitetin e saj për Jozin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Egli reagon për herë të parë: Ndihem e trishtuar, por nuk ndodhem në asnjë spital psikiatrik - e fajëson Gjestin për të gjitha

Magazina
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Ola tërhiqet pas, i thotë Jozit se u keqkuptua pëlqimi për të: Këtu u bë sikur unë vdes për ty

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Magazina
Kalo në kategori