Lopa shkakton vonesa për udhëtarët në autostradën e Oklahoma
Udhëtarët e orëve të hershme të mëngjesit në një autostradë të Oklahomës, u përballën me vonesa të martën kur një lopë e arratisur hyri në korsitë lindore.
Departamenti i Policisë së Oklahomës tha se lopa hyri në autostradën ndërshtetërore 40, pranë South Pennsylvania Avenue, pak pas orës 5 të mëngjesit, transmeton Telegrafi.
Lopa nuk u godit nga asnjë automjet, por shkaktoi bllokime të trafikut ndërsa policia punoi për të kapur lopën që kaloi rrugën.
Kafsha e cila nuk dukej e lënduar, përfundimisht u rrëzua në anë të autostradës dhe u ngarkua në një rimorkio.
Pamjet e filmuara me dron nga ajri, shfaqin dhjetëra vetura të policisë që ishin ndalur në autostradë për të shmangur më të keqen. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





























