LAJMI I FUNDIT:

Londër, WiFi edhe në autobusë?

Londër, WiFi edhe në autobusë?

Kryetari i Komunës së Londrës, Boris Johnson dëshiron që në qytetin e tij të ketë lidhje WiFi edhe në autobusë.

Plani është që interneti dhe lidhja WiFi të shtrihet edhe në autobusë, dhe kjo duhet të arrihet para Lojërave Olimpike 2012.

Më herët ishte zbatuar plani i përfshirjes së WiFi në stacionet nëntokësor të trenit dhe në stacione të autobusëve nëpër qytet, ndërsa tani i njëjti plan mendohet të zbatohet edhe në vetë autobusët e shumtë lokal të qytetit.

Zëdhënësi i bashkisë së qytetit ka thënë se “ambicia është të kemi qasje WiFi në të gjitha ndalesat e autobusit në Londër, dhe pse jo, edhe në vetë autobusët e qytetit”. / Telegrafi /